Berisha Pucistet vazhdojne skenarin. Ina Rama liroi te armatosurit

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se puci ndaj institucioneve po vazhdon. Ai bëri këtë deklaratë duke vënë në dukje që prokuroria la në gjendje te lirë një nga protestuesit që u arrestuar pasi u identifikua i armatosur, në një kohë që pa bërë asnjë hetim nxorri fletë arreste për drejtuesit e gardës.
"ndonëse pucistët vazhdojnë skenarin e tyre, ne do të vazhdojmë detyrat tona si qeveri. Them vazhdojnë sepse prokurorja e përgjithshme e cila në një hark kohor prej 6 orësh pa asnjë hetim ka urdhëruar dje lënien nën arrest të të gjithë zinxhirit të komandës së gardës së republikës, ka urdhëruar sot ndjekjen në gjendje të lirë të njërit prej kryeterroristëve dhe kryebanditëve të personit që është filmur dhe fotografuar nga mediat shqiptare dhe të huaja me revolver në brez tek dera e kryeministrisë. Shqiptarë që lëvizin të lirë, detyrohen tani të largohen për faktin se krimi i opozitës deshte të merrte pushtetin me dhunë. Së bashku me të, segmente të tjera të pushtetit, komplotuan kundër një qeverie demokratike. Janë të pashpresë", tha kryeministri Sali Berisha.
Kryeministri tha se ka kërkuar ndihmën e vendeve mike për një hetim të pavarur, ndërsa i ka kërkuar Edi Ramës të tërhiqet nga skenaret puciste. Ai theksoi se pucistët nuk kanë të ardhme.
"E kam theksuar dje, dhe e theksoj prapë, në një grusht shteti mund të mos vritet asnjeri. Dua të garantoj dhe njëherë hiq dorë nga vazhdimi i pucit, sepse tentativa e dytë do të mund të provohet fatale për ty dhe të gjithë ata që të ndjekin", vijoi Berisha.
Në takimin me drejtues të policisë së shtetit kryeministri, ka shprehur vlerësimin për uniformat blu, të cilat tha ai i qëndruan për pesë sulmit barbar të 200-300 protestuesve të paguar. Ai nuk la për përmenduar Shërbimin Informativ Shtetëror i cili sipas tij u tregua i verbër dhe i shurdhër, ndaj grushtit të shtetit që përgatiti Edi Rama.
Taulanta Boja