E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndryshimet kushtetuese, Escobar viziton Maqedoninë e Veriut të enjten

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të vizitojë të enjten Maqedoninë e Veriut. Sipas agjencisë së lajmeve MIA, Eskobar pritet të zhvillojë takime me Presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Dimitar Kovaçevski, si dhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Vizita e Escobarit në Shkup vjen pas fillimit të procedurës parlamentare për ndryshimet kushtetuese, sipas të cilave shtetasit bullgarë duhet t’i shtohen Kushtetutës.

Këto ndryshime janë parakusht për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare.

Miratimi i nevojës për ndryshimin e Kushtetutës kërkon mbështetjen e 80 deputetëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›