E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet kushtetuese, Kuvendi mblidhet më 6 gusht

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet më datën 6 gusht për të diskutuar në lidhje me ndryshimet kushtetuese.

Vendimi është marrë sot nga Konferenca e Kryetarëve ndërsa është vendosur gjithashtu që në 21 korrik të nisë diskutimi me konstitucionalistët në lidhje me këto ndryshime.

Në seancën plenare të 6 gushtit pritet të diskutohen ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit.

Tre ditë më parë, mazhoranca qeverisëse arriti që të mblidhte firmat e nevojshme për të kërkuar ndryshime në Kushtetutë, përsa i përket ligjit të heqjes së imunitetit, ndërsa kjo nismë do të diskutohet më 20 korrik.

Kanë qenë deputetët e mazhorancës, ata që kanë depozituar në Kuvend propozimet për ndryshimin e ligjit për heqjen e imunitetit.

Heqja e imunitetit ka qenë jo pak herë kërkesë e ndërkombëtarëve, për ti hapur rrugë përmbushjes së 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian nga ana e klasës politike shqiptare.

Ndërkohë që, organi kryesor i akuzës disa herë ka përsëritur problematikën se imuniteti pengon në hetimin e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive apo vepra penale.

Ndërsa sipas konstitucionalistëve, nisma për imunitetin e deputetëve mund të realizohet vetëm me një ndryshim të Kushtetutës, por që kërkon edhe aprovimin e deputetëve të majtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›