E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disa tekste këngësh për Berishën, Bashën dhe Metën

Share

Nëse keni menduar se gjatë këtyre 20 viteve miti i kultit ka rënë, gaboheni. Dikur Enver Hoxha, sot Sali Berisha, dikur Partia Popullore, sot Partia Demokratike, dikur Gjirokastra, sot Tropoja, raporton e përditshmja Shqip. Lavdet në vargje janë të pafundme për politikanët e sotëm. Top-listën e kryeson Kryeministri Berisha, ndërsa tek-tuk has emrin e Ilir Metës, Shkëlzen Berishës apo edhe të një personazhi të dashur, si Ibrahim Rugova. Me çifteli, hip-hop, house apo në çfarë stili të duash. Na mjaftoi të klikonim këngë për Sali Berishën që në YouTube të shfaqen faqe të tëra. Amatorë apo këngëtarë që shihen tavernave, të rinj apo pleq me mustaqe, i bashkon të gjithë një gjë: kënga për Kryeministrin. Poshtë tyre një pafundësi komentesh. Nuk merret njeri me motivet e këngëve, as sa bukur apo qesharake tingëllojnë vargjet. Gjithë sa shkruhet më poshtë i ngjan një beteje politike dhe bindjesh që shkojnë deri në ekstrem.

Më poshtë gjeni disa tekste këngësh për Berishën, Metën dhe Bashën.

Këngë për Sali Berishën

Dul një yll o shndrit nplanet

në fund shekullit aty 20

për shqiptarët e çan errsirën

komunistit or ja kthyn shpinën

Si ante o nball të stuhisë

me i dhan jetë o demokracis

në qiellin blu o e lir tjet shqipja

prin në ball o Sali Berisha

***

Si një lule rrit nër pisha,

emri tij Sali Berisha,

burr Tropoje tpaskan thanë,

sot po je për në Tiranë,

po nTropoj zemrën ke lanë

Shumë njerëz tkan inatin,

ty 12 po trrin sahati,

kudo tshkosh që tshkeli kama,

burr ma tzgjut o se bën nana

Shtrove rrugën, shpove malet,

bashkove Shqipnin e Madhe,

korrupsionin e luftove,

edhe krimet e randa,

tdekoroi Barak Obama

Berluskoni nga Italia,

dhe nga Franca Sarkozia,

deklarojnë të gjithë një fjalë,

Lum Shqipnia që tka djalë.

***

O Shqipri të erdhi dita,

tash sa vite shum ke prit,

me çue nvend fjalën e tparve,

për bashkimin e shqiptarve

Për bashkimin me Kosovën,

flet Berisha me Rugovën,

Rrug e Arbrit na bashkon,

o jena vllazën për gjithmon

Këngë për Lulzim Bashën

O moj Serbi o varrin ta plasa,

o se ktu po i thon hajde Lulzim Basha,

o moj Serbi, o murin ta prisha,

o ktu po i thon o Sali Berisha

O moj Serbi o zemrën ta kalli,

o ktu po i thon o Azem Hajdari,

O ktu po i thon o Adem Jashari

O po qan zemra o ndemokraci e

O tkem Lulzim Bashën o kryetar bashkie

Këngë për Ilir Metën

Jam i ri e jam beqar,

lindur rritur në Skrapar,

o moj lule e dëborës,

të mbaj në pëllëmbë të dorës

Jam i ri e jam beqar,

nuk kam borxhe për të larë,

e kam zemrën si behar,

lindur, rritur në Skrapar

Thellë në malet e Skraparit,

lindi burri i vatanit,

kush mi qan hallet e mia,

Ilir Meta LSI-ja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›