E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet kushtetuese, Malaj: PS gaboi në 2008-ën

Ndryshimet kushtetuese në 2008-ën, i dhanë liderëve politik pushtet absolut, ndaj duhet të rishikohen. Deputeti socialist, Arben Malaj, në vijim të prezantimit të platformës së tij për modernizimin e PS-së, i ka cilësuar edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si të gabuara.
 

Ndërkaq, në kohën kur po shtohen zërat për një koalicion me LSI-në, Malaj thotë se bashkëpunimi duhet të vijë për interesat e vendit dhe jo për interesat e kësaj force politike.

Në bashkëbisedimin me mbështetës të PS-së në Kukës, Malaj ka riktheksuar se në PS, duhet të bëhet karrierë në bazë të meritave dhe jo raporteve me lidershipin e selisë rozë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›