Wollfarth Duhen ndryshime ne Kodin Zgjedhor jo ne Kushtetute

Ambasadori i prezencës së OSBE në vendin tonë Eugen Wollfarth ka komentuar nga Prespa situatën më të fundit politike në vend dhe debatet në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe ndryshimet në Kushtetutë. Sipas kreut të OSBE Kodi Zgjedhor ka nevojë për t’u rishikuar. OSBE ka bërë një raport me 31 rekomandime për zgjedhjet e 2009 dhe pritet të dalë me një raport edhe për zgjedhjet e 2011.
“Është e nevojshme të rishikohen rekomandimet e ODHIR-it, në mënyrë që Kodi Zgjedhor të jetë i aplikueshëm për një të ardhme demokratike të vendit. Përsa i përket reformës për Kodin Zgjedhor, ne presim që ajo të jetë pjesë e një reforme të gjerë,që do të nisë nga Parlamenti në muajin shtator.”, tha Wolfarth.
Sipas Wollfarth, është e rëndësishme ,të rishikohet jo vetëm Kodi Zgjedhor ,por të ndërmerren hapa të rëndësishëm edhe në fushën e drejtësisë.
Përsa i përket debatit në lidhje me ndryshimet në Kushtetutë, kreu i OSBE ,deklaroi se Kushtetuta e vendit është shumë e mirë, por çdo vend duhet të jetë i kujdesshëm, sa herë që mendon të bëjë ndryshime të saj.
Ndryshimet në Kushtetutë mund të bëhen vetëm pas diskutimesh të gjera dhe të shëndosha dhe duhet të jenë pjesë e një reforme të tërë.
Ndryshimet në Kushtetutë nuk mund të jenë pika e fillimit të një diskutimi, por duhet të jenë pika kulminante e këtyre diskutimeve. Pasi njerëzit duhet të dinë se çfarë do të ndryshojë. Në këtë proçes është e rëndësishme që kampet politike të bashkëpunojnë me njëri –tjetrin dhe këtu u shpreh Wollfarth ,kam parasysh edhe partitë e vogla. Konsesusi politik mund të arrihet vetëm nëpërmjet dialogut , deklaroi kreu i OSBE-së.