Rossi në pritje të ofertës nga Napoli

Sulmuesi i Villarrealit, italiani Giuseppe Rossi, ka thënë se do të ishte i nderuar të luante për skuadrën e Napolit në edicionin e ri.
Rossi është në pritje të ofertës nga Napoli, ndonëse cilësohet i pashitshëm nga ekipi spanjoll.
“Jam i lumtur në Spanjë, por më pëlqen të luaj në Itali dhe do të isha i nderuar të bart fanellën e Napolit. Do të shoh se çka do të ndodhë gjatë këtij muaji”, tha Rossi.
Krerët e Napolit ditë më parë kanë deklaruar se janë të interesuar në transferimin e Rossit, që kushton 30 milionë euro.