E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, vriten edhe dy ushtarë të NATO-s

NATO-ja tha se edhe dy ushtarë të saj janë vrarë të enjten në Afganistan, duke çuar në shtatë numrin e viktimave të huaja brenda ditës.

Aleanca tha se njëri prej ushtarëve është vrarë në sulmin e kryengritësve në jug të vendit, por nuk dha detaje për kombësinë e tij.

Ministria e Mbrotjes në Francë tha se viktima e dytë ishte një ushtar francez, i cili u vra pas shpërthimi i nj ë bombe në anë të rrugës, në provincën Kapisa.

Pentagoni ka njoftuar të enjten se pesë ushtarë amerikanë kanë humbur jetën nga një shpërthim në jug të Afganistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›