E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet kushtetuese, Topalli: Kërkesa e PS është pa vend

Fjala ndryshime kushtetuese nuk ekziston në fjalorin e mazhorancës. Është vetë kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, që e përforcon këtë qëndrim të PD-së. Në një pronocim për mediat, kryetarja Topalli thotë se nuk ka vend për një diskutim të tillë pasi kushtetuta aktuale është konsesuale.
 

Edhe pse e shprehu që në seancë një ditë më parë, zonja Topalli, 24 orë pas refuzimit të PS-së për të votuar ligjet me tre të pestat, thotë se ky ishte shansi i dytë i humbur për Shqipërine dhe rrugën e saj integruese drejt BE-së.
 

Një ditë më parë, kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, ftoi mazhorancën që të ulet në tryezën e negociatave për të rënë dakort edhe për emrin e kreut të shtetit si dhe për të miratuar ndryshimet e propozuara në rregullore. Për këtë çështje edhe kreu i grupit demokrat, Patozi tha se mazhoranca nuk mund të bëjë kompromise me axhendën e integrimit.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›