E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ndryshimet ligjore në Kod, për një proces zgjedhor sa më të shpejtë”

14-06-2011 / Gazeta 55

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth, deklaroi dje nga Pogradeci, se procedurat pas zgjedhore në vend duhet të kryhen në përputhje të plotë me ligjin, duke shtuar se hartimi i reformave të reja është i domosdoshëm në mënyrë që situata të mos përsëritet në të ardhmen. “Procedurat pas zgjedhore të kryhen sipas ligjit. Procesi zgjedhor në Shqipëri ishte sipas Kushtetutës, ndaj edhe zgjati. Është e nevojshme që në të ardhmen të bëhen reforma të reja”, u shpreh ambasadori i OSBE-së që ndodhej në qytetin juglindor në një takim me disa OJF.
Ai tha gjithashtu se është e rëndësishme që të respektohet kuadri ligjor në vend dhe që “para se të arrihet në një konkluzion për zgjedhjet e 8 majit, të pritet raporti i OSBE/ODIHR”.
Wollfarth deklaroi se raporti përfundimtar i këtij organizmi do të jetë edhe vlerësimi real i procesit zgjedhor. Wollfarth tha se gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet të marrin vendime duke u bazuar vetëm te Kushtetuta. “E rëndësishme është që procesi të jetë i saktë, si dhe të respektohet kuadri ligjor në Shqipëri dhe Kodi zgjedhor”, tha ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›