Zgjedhjet e 8 majit i plotësuan standardet ndërkombëtare

Ish-kryetari i KQZ-së, Çlirim Gjata
Ish kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Çlirim Gjata vlerëson se zgjedhjet e 8 majit garantuan standardet ndërkombëtare duke konkluduar në një proces të lirë dhe të ndershëm. Gjata vuri në dukje se procesi zgjedhor të tërësi ishte korrekt, ndërsa merr një notë negative, sa i përket vetëm shpalljes së rezultatit, duke krijuar vonesë.
Pas vendimit marrë në 3 qershor, ndërsa Kolegji Zgjedhor pushoi çështjen mbi ankesën tjetër të paraqitur nga PS-ja për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë Tiranë, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së të datës 23 maj, që nxjerr kandidatin demokrat fitues të garës, shumë pasoja hasen.
Ky ishte opinioni i Çlirim Gjatës, duke theksuar se vendimi i Gjykatës nuk duhet të diskutohet.
“Nuk mund të diskutohet një vendim Gjykate, do ta shikoja tek pasojat që solli ky vendim, është se e mbylli këtë histori. Pra, mbylli çështjen e shumë debatuar të fletëve të votimit. Përse vazhdohet kjo? Pas këtij vendimi, nuk ka më argument, ndërsa nuk ekziston më e drejta materiale. Në qoftë se thelbi, parimi ka qenë i ligjshëm, pasojat janë të vlefshme”.
Më tej, theksi u vendos tek procesi, duke u cilësuar mjaftë transparent.
“Për herë të parë, kemi hyrë në një proces të pastër ligjor, procedurial dhe që do të ishte në dorë të juristëve dhe avokatëve. Secili nga palët duhet të kishin marrë nga një zyrë avokatore. Detyrimisht dhe avokatët politike janë të detyruar të hyjnë me teknikalitete ligjore. Duke qenë një çështje e pastër, e mbështetur në kodin zgjedhor, i ka detyruar palët të jenë në zbatim të ligjit”, tha më tej ai.
Lidhur me vendimmarrjen e Kolegjit Zgjedhor të Apelit, Çlirim Gjata tha se konkludimi i gjykatës duhet të garantojë institucionalisht zbatimin e ligjit.
Sipas tij, kërkesat e Partisë Socialiste s’kishin asnjë bazë ligjore dhe se frustrimi i tyre ishte për qëllime të caktuara politike të Edi Ramës dhe shpurës së tij.