E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet ne KQZ Kuvendi shtyn votimin per te henen

Kuvendi shtyn për të hënën votimin e zevendësimit të anëtarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim me një kandidat të propozuar nga Partia Republikane, që tashmë është forcë e dytë politike në maxhorancë.

Në fakt, pritej që votimi të kryhej sot dhe në seancën plenare të kësaj të enjteje të zhvilloheshin debate të ashpra. Ndërkohë mëngjesin e të enjtes, Partia Socialiste vendosi që të votojë kundër ndryshimeve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në mbledhjen e një dite më parë të Komisionit të Ligjeve, u miratua me votat e Partisë Demokratike kërkesa e bërë nga kjo forcë politike për largimin nga detyra e anëtarit të KQZ-së, të përfaqësuesit të LSI-së, Ilirjan Muho dhe zëvendësimit të tij me një prej dy kandidatëve të propozuar nga Partia Republikane, Klement Zguri dhe Patriot Çobo. Rama: Berisha, rrënim institucionit dhe zgjedhjeve Nje dite me pare, kreu i opozitës Edi Rama, nëpërmjet dy mesazheve të postuara në rrjetin social Twitter shkruante se: “Asgjë s'e shpëton pushtetin e partisë familjare te Saliut. Prekja e KQZ-së rrënon edhe më shumë institucionin e zgjedhjeve dhe imazhin e vendit”. Sipas Ramës, "prekja e KQZ me dhunë antikushtetuese tregon se ç'regjim do të shporrim në 23 qershor". “Çdo veprim për të ndryshuar KQZ-në është një shënjë paniku që ka mbërthyer kryeministrin Berisha, i cili ndodhet në vetminë e madhe”, tha Rama. LSI letër ambasadorëve: PD po politizon KQZ-në Ndërkohë, LSI i dërgoi mbrëmjen e së mërkurës një letër trojkës së ambasadorëve, ku shpreh doza të forta shqetësimi për iniciativën e PD-së me zëvëndësimin e LSI-së në KQZ. Në përmbajtje të kësaj letre thuhet se, LSI konsideron se kjo është një lëvizje politike e Partisë Demokratike, me natyrë destabilizuese, e cila politizon hapur KQZ-në dhe kërkon të vendosë mazhorancë të dhunshme politike në proçesin e menaxhimit të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit 2013. “Kjo frymë pritet të shpërndahet edhe në komisione të niveleve të tjera. LSI do të reagojë politikisht dhe në mënyrë proporcionale dhe do të përdorë të gjitha mjetet ligjore për bllokimin e këtij akti të dhunshëm dhe shqetësues politik”, thuhet në letër.  “Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që politika të ndërhyjë në çështjet e brendshme të KQZ-së dhe nuk do të tolerojmë asnjë tentativë për kompromentimin dhe manipulimin e proçesit zgjedhor”, vijon më tej mesazhi. Berisha: Rama synonte përmbysjen e KQZ Nga ana tjetër, edhe kryeministri Sali Berisha e komentoi lëvizjen e anëtarit të LSI në mbledhjen me krerët e PD në rrethe, që zhvilloi mbrëmjen e së mërkurës. Gjatë fjalës së tij, Berisha deklaroi se, zbatimi i marrëveshjeve është jetik dhe nënvizoi se, aleanca PS-LSI kishte si qëllim përmbysjen e ekuilibrave në KQZ. “Parim themelor i raporteve ka qenë dhe mbetet respektimi i marrëveshjeve. Është vendosur që KQZ do të jetë e balancuar, qeveria shumicë me raportin 4-3. Qëllimi i Ramës ishte përmbysja e mazhorancës në KQZ”, tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›