E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në Kod, propozimet për bisedimet

Kur debati për ndryshimin e kodit të zgjedhjeve ka zënë një vend të konsiderueshëm të politikës së ditës, deputeti i maxhorancës Fatos Beja kërkon një formulë të re për komisionin që do të bëjë këtë ndryshim. Sipas tij komisioni bipartizan i reformës elektorale mbetet peng i vullnetit politik i dy partive të mëdha dhe bllokohet sa herë që njëra prej tyre bojkoton.

"Janë dukuri të cilat trashëgohen nga njëra zgjedhje në zgjedhjen tjetër. Për shembull, përbërja e komisioneve, duhet të jetë bipartizan, apo nuk duhet të jetë. është një cështjë për tu diskutuar, sepse ne kemi parë tashmë gjatë gjithë proceseve të zgjedhjeve të mëparshme që ekziston rreziku i ikjes së një pale nga komisioni me qëllim dëmtimin e palës tjetër, sepse ikja bëhet në ato vende ku fiton tjetri. Këtë dukuri do e lëmë apo do e mbyllim", tha Fatos Beja.

Depueti demokrat propozon konsultime dhe me partitë e vogla jashtë parlamentit për gjetjen e një strukture të përshtashme për komisioni që do të ndryshojë ligjin e zgjedhjeve. Por sipas tij, këtë rol mund ta luajë fare mirë dhe komisioni hetimor i kërkuar nga opozita, i cili nuk u vu asnjëherë në punë.

"Në qoftë se duam seriozisht të merremi me këtë punë dhe nuk kemi në mendje gjëra të tjera, arritjen te pushteti me rrugët e presionit...të gjitha janë të hapura. Si të dëshirohet, është e mundur, ky komision, komision tjetër, me të ftuar të tjeër, të gjitha rrugët janë të mundshme", vijon Beja.

Idea e ndryshimit të kodit të zgjedhjeve erdhi në skenën politike paralel me atë të votimit elektronik. Por për të ndërrmarë një veprim të tillë duhet një shumicë e cilësuar maxhorancë-opozitë në Kuvend.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›