E Diel, 1 Nëntor 2026

Kaosi i fluturimeve, Presidenti Topi anulon vizitën në Poloni

TIRANE- Presidenti Bamir Topi ka anuluar pjesëmarrjen e tij në Poloni, gjatë ceremonisë mortore në nder të homologut të tij polak Leh Kazinski, i cili humbi jetën në një aksident tragjik ajror.

Shkak për anulimin e udhëtimit është bërë hiri vullkanik që ka penguar me dhjetëra fluturime në të gjithë Evropën.

Mësohet se 8 shtete kanë anuluar pjesëmarrjen në ceremoni mes të cilëve presidenti maqedonas Ivanov, kryeministri koreanojugor Chung Unchan, ministri i jastëm i Indisë, Meksikës, Egjiptit, kryeparlamentari japonez, etj.

Deri më sot ishte konfirmuar prania e liderëve të 98 vendeve mes të cilëve presidenti amerikan Obama, ai rus Medvedev, presidenti Frances Sarkozi, kancelarja gjermane Merkel etj. Për shkak të hirit vullkanik hapësira ajrore polake është mbyllur prej ditës së djeshme, sikurse në pjesën më të madhe të vendeve të Europës.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›