E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, PS protestë në Fier

FIER- Banorët dhe socialistët e qytetit të Fierit kanë protestuar kundër politikave të qeverisë Berisha, të mbledhur përpara Bashkisë së Fierit. Fokusi i protestës së tyre ka qenë gjendja ekonomike, cmimet e larta dhe investimet. Duke folur përpara protestuesve, drejtues lokalë vendorë kanë akuzuar qeverinë si përgjegjëse për gjendjen aktuale ekonomike, politike dhe sociale.

“Të gjithë jemi dëshmimtarë se sot në pushtet është një qeverisje e cila buron nga votat e vjedhura” u shpreh deputeti Arben Malaj.

Ish ushtarakë e pensionistë i janë bashkuar kësaj proteste e cila do të pasohet nga protesta masive po në këtë qytet në datën 27 prill dhe më pas në protestën e madhe të 30 prillit në kryeqytet.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›