E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet ne Kodin Rrugor Nenet per gjobat si ishin dhe si behen

Gjobat nje menyre per te penguar aksidentet. Tjetra investimet ne pikat e rrezikut Kodet te kthehen ne ligje te thjeshta

Aksidentet rrugore ndodhin nga shtresat e mesme dhe te pasura. Nuk demtohen shtresat e varfra te cilat kane makina te 20 apo 25 viteve me pare. Keshtu iu pergjigj ministri i Puneve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi shqetesimit te opozites lidhur me ndryshimet ne Kodin Rrugor te cilat parashikojne gjoba me te larta per shkelesit e ligjit. Sipas ministrit Olldashi gjobat e lehta i kane bere individet me te papergjegjshem ndersa iu referua nje studimi nderkombetar te kryer me asistencen e Bankes Boterore. Ai theksoi rendesine e krijimit te kultures ndaj sigurise rrugore. Gjithashtu gjate fjales se tij ministri Olldashi shtroi nevojen e ndryshimeve te Kodeve duke i shnderruar ato ne ligje brenda te cilave mund te nderhyhet me shpesh dhe me lehte. Sipas te dhenave nga policia rrugore qe nga muaji janar per vitin 2011 kane ndodhur 269 aksidente me pasoje vdekje te cilat kane ardhur per arsye te ndryshme.

Kodi Rrugor

Shumica derrmuese e aksidenteve nuk na vijne nga shtesat e varfra te popullates qe kane makina 20 apo 25-vjecare shumica derrmuese e aksidenteve nga vijne nga shtesat e mesme dhe te mireqena te shoqerise qe kane dhe makina luksoze qe ecin dhe me shpejt dhe qe krijojne telashet e perhershme ne qarkullim. Nuk po u biem ne qafe shtresave te varfra - deklaroi dje Olldashi duke iu pergjigjur shqetesimit te deputeti socialist Dashamir Peza lidhur me gjobat shume te larta per shkeljen e Kodit Rrugor. Sipas ministrit kjo eshte nje menyre per te evituar shkeljen e ligjit dhe per pasoje aksidentet ne rruge. I pyetur nga ligjvenesit socialiste lidhur me nje projekt te Bankes Boterore te hartuar me asistencen suedeze gjate vitit 2009-2010 ministri deklaroi se po ecet mbi bazen e atyre rekomandimeve. Ai sqaroi se per te evituar aksidentet ne rruge po merren masa ligjore sic jane ndryshimet ne kod por gjithashtu po behen dhe investime per te evituar ato qe jane cilesuar si pika rreziku. Eumlshte e vertete qe kemi pasur nje program te tille. Ne baze te statistikave dhe konkluzioneve te ketij studimi ne kemi bere nderhyrje ne disa plane. Nderhyrje ne eliminimin e disa prej atyre qe quhen black spot pika rreziku. Se dyti ka qene dhe forcimi i masave administrative qe jane bere. Jane ne dy plane nderhyrjet e para me legjislacionit e dyta me nderhyrjet ne investime - sqaroi Olldashi. Ministri shoti se dinamika e transportit ben te domosdoshme ndryshimet e herepashershme ligjore. Prandaj ai sugjeroi kthimin e kodeve ne ligje te thjeshta duke u amenduar vetem nga shumicat parlamentare. Duke qene se dinamika e transportit evoluon me dite kemi nevoje per rishikime. Ne kete pikepamje ndoshta do ishte e udhes qe ne vijim te ketij procesi qe ky komision ka ndermarre ne te shikonim mundesine qe nje sere kodesh ti kualifikojme si ligje. Kjo do vlente per kodin rrugor ajror e detar. Ne praktiken e vendeve te BE shumica i kane si ligje te thjeshta - theksoi Olldashi. Me tej Komisioni i Ligjeve vijoi diskutimet per ndryshimet ne Kodin Rrugor i cili parashikon katerfishimin e gjobave. Gjobat per shpejtesine rripin e sigurise kasken ne motor apo gabime te tjera gjate drejtimit se nje makine tani ndeshkohen me gjoba qe fillojne nga 1 mije leke te reja dhe shkojne ne 40 mije leke te reja apo me shume. Nderkohe nese je ne timon pasi ke pire disa gota alkol gjoba me minimale eshte 10 mije leke te reja 100 mije te vjetra deri ne 40 mije leke te reja apo 400 mije te vjetra.

Ndryshimet ne Kodin Rrugor nenet per gjobat si ishin dhe si ndryshojne

Neni 140 si ishte

7. Cilido qe nuk respekton kufijte minimale te shpejtesise ose kalon kufijte maksimale te shpejtesise me jo me shume se 10 km/ore ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga peseqind deri ne dy mije leke.

8. Cilido qe tejkalon kufijte e shpejtesise me me shume se 10 km/ore dhe jo me me shume se 20 km/ore ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga nje mije deri ne kater mije leke.

9. Cilido qe tejkalon kufijte e shpejtesise me me shume se 20 km/ore ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije e peseqind deri ne dhjete mije leke. Si pasoje e kesaj shkeljeje merret masa administrative plotesuese me pezullimin e lejedrejtimit nga nje deri ne tre muaj. Ne qofte se shkelja eshte kryer nga nje drejtues mjeti qe e zoteron lejedrejtimin prej me pak se 3 vjetesh pezullimi i lejedrejtimit behet per tre deri gjashte muaj.

10. Cilido qe shkel dispozitat e pikes 4 ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dyqind e pesedhjete deri ne nje mije leke.

Si behet

7. Cilido qe nuk respekton kufijte minimale te shpejtesise ose kalon kufijte maksimale te shpejtesise me jo me shume se 10 km/ore ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dy mije deri ne tete mije leke.

2. Pika 8 ndryshohet

8. Cilido qe tejkalon kufijte e shpejtesise me me shume se 10 km/ore dhe jo me me shume se 20 km/ore ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga kater mije deri ne gjashtembedhjete mije leke.

3. Pika 9 ndryshohet

9. Cilido qe tejkalon kufijte e shpejtesise me me shume se 20 km/ore ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga dhjete mije deri ne dyzet mije leke. Si pasoje e kesaj shkeljeje merret masa administrative plotesuese me pezullimin e lejedrejtimit nga 1 nje deri ne 3 tre muaj. Ne qofte se shkelja eshte kryer nga nje drejtues mjeti qe e zoteron lejedrejtimin prej me pak se 3 vjetesh pezullimi i lejedrejtimit behet per 3 tre deri ne 6 gjashte muaj.

4. Pika 10 ndryshohet

10. Cilido qe shkel dispozitat e pikes 4 ndeshkohet me mase administrative me gjobe nga nje mije deri ne kater mije leke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›