E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PS-se pas kamerave diskutime dhe debate per emrin e Leskajt dhe buxhetin

Rama Kunder projektbuxhetit te mazhorances dhe kandidatures se Presidentit Topi Kryesia e re kryesocialisti-deputeteve Pres propozimet tuaja listen do tia paraqes asamblese

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar socialist ku ndryshe nga paraardheset e saj te koheve te fundit zgjati per me shume se dy ore hasi ne diskutime dhe debate mes deputeteve te selise roze per nje sere ceshtjesh aktuale te jetes politike ne vend. Kandidatura e Bujar Leskajt e shpallur nga Presidentit i Republikes Bamir Topi per postin e kreut te Kontrollit te Larte te Shtetit ka qene nje nder temat e diskutuara me se shumti ne mbledhjen e grupit. Fenomeni i rrjedhjes se votes brenda se majtes i riperseritur shpesh kohet e fundit ne procesin e konstituimit te keshillave bashkiake ka sjelle shqetesim ne radhet e socialisteve. Ne emer te kryesocialistit Rama kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci i cili drejtoi mbledhjen me dyer te mbyllura i kerkoi deputeteve nje qendrim te unifikuar ne lidhje me voten ndaj kandidatures se Leskajt. Po ashtu nje tjeter ceshtje e diskutuar ne kete mbledhje ishte edhe ajo e projektbuxhetit te vitit 2012 per te cilin lideri socialist Rama ne fjalen e tij para medias deklaroi se opozita do ta kundershtoje ate me cdo force duke e cilesuar borxhin publik ne nje pike mjaft afer humneres se krizes ekonomike. Mesohet sipas burimeve prane PS-se se nje pjese e deputeteve te kesaj force kane diskutuar jo pak mbi ceshtjet e projektbuxhetit dhe sjelljen e opozites ndaj tij.

Rama ne mbledhje grupi

Ne fjalen e tij para deputeteve te grupit parlamentar socialist kreu i PS-se Edi Rama u perqendrua ne dy ceshtje kryesore ate per projektbuxhetin e vitit 2012 dhe ate qe lidhet me kandidaturen e paraqitur nga kreu i shtetit Bamir Topi per postin e kreu te Kontrollit te Larte te Shtetit. Sa i perket projektbuxhetit kreu socialist akuzoi mazhorancen qeverisese se po e shton edhe me shume borxhin publik duke derguar vendin sipas tij drejt humneres. Per Ramen paralajmerimet e Bankes Boterore dhe ato te FMN-se ne kete kuader jane sipas tij nje mbeshtetje e thirrjeve te meparshme te PS-se per ceshtjen e borxhit. Ato flasin per nje borxh qe ka hyre ne zonen e riskut te larte dhe per domosdoshmerine e masave te ktheses perpara humneres ne horizont. Ndersa ne jemi me te avancuar ne shikimin tone te aktualitetit ekonomik e financiar sepse per ne humnera nuk eshte ne horizont por vendi eshte ne buze te humneres dhe stuhia e pritshme financiare mund ta rrokullise ate nese nuk merren tani menjehere masa drastike per tu mbrojtur nga stuhia duke e ndalur inercine e te keqes. Neser do te jete shume vone dhe kostot e rimekembjes do te jene te paperballueshme per nje kohe te gjate tha ai ku shtoi se nisma e socialisteve per heqjen e TVSH-se do te ishte nje nder zgjidhjet kryesore ne kete aspekt. Ndersa sa i perket kandidatures se Bujar Leskajt te shpallur nga Presidenti i Republikes si kandidat per te marre postin e kreut te KLSH-se Rama deklaroi para deputeteve socialiste se opozita do te votoje kunder. Sipas kryesocialistit kandidatura e paraqitur nuk i permbush kriteret e vendosura ne paktin prej 10 pikash qe u propozua nga te majte pak kohe me pare. Grupi yne parlamentar nuk mund ta votoje pro dekretin ne fjale dhe Kontrolli i Larte i Shtetit nuk mund te jete i shtetit por thjesht i pushtetit ne rast se dekreti kalon - theksoi Rama. Po ashtu kreu i PS-se ne kuader te procesit te zgjedhjeve te kryesise se re e cila pritet te zgjidhet ne mbledhjen e Asamblese Kombetare me 2 dhjetor i kerkoi deputeteve te selise roze te paraqesin propozimet e tyre per emrat te cilet mund te behen pjese e kesaj strukture. Dua tju kerkoj te gjitheve qe ne kuadrin e pergatitjes se mbledhjes zgjedhore te Asamblese Kombetare te me ndihmoni me propozimet tuaja per listen e kryesise se re te Partise Socialiste qe sipas statutit kam detyrimin tia paraqese Asamblese - u shpreh kreu i Partise Socialiste Edi Rama.

Avokati i Popullit PS perfshin ne komisionin perzgjedhes Omarin dhe Kosten

Pas nismes se ndermarre nga PS-ja per ngritjen e nje komisioni per te perzgjedhur kandidaturat per emrin e avokatit te popullit te cilat behen te mundura nepermjet hapjes se faqes online dje kryesocialisti Rama pohoi se pjese e ketij komisioni do te jene edhe Luan Omari e juristi Vangjel Kosta. Duam per Avokat te Popullit nje figure te denje ne sherbim te Kushtetutes dhe te popullit shqiptar jo nje te emeruar per interesa vetjake apo partiake. Profesor Luan Omari dhe juristi i njohur Vangjel Kosta e kane pranuar ftesen per tu bere pjese nga shoqeria civile e komisionit perzgjedhes qe tanime ka nisur punen - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›