Ndryshimet në Kodin Zgjedhor edhe për të ulur koston e financimit të partive politike
Debatet për reformën zgjedhore e cila ende nuk ka filluar, kanë rihapur edhe çështjen delikate të financimit të partive politike. Nisur edhe nga eksperienca negative e viteve të shkuara, kur shumë subjekte politike fantazëm kanë përfituar fonde të konsiderushme nga paratë e taksapaguesve shqiptarë, Partia Socialiste do ti propozoijë shumë shpejt partisë Demokratike dhe më pas forcave të tjera politike disa amendamente që synojnë që ti japin fund këtij abuzimi. “Kodi i ri Zgjedhor, pritet që së shpejti të përcaktojë edhe rregullat për kontrollin mbi financimin e partive dhe fushatave zgjedhore”- deklaroi me këtë rast dje bashkëkryetari socialist në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhor, Kastriot Islami, gjatë një prononcimi për mediat. Sipas tij ekspertët ku përfshihen edhe juristë po punojnë për draftin e financimeve të partive, ku nuk perjashtohet si variant i pranueshëm edhe financimi nëpërmjet kutoave të anëtarëve. Në një kohë që sipas zyrtarit të lartë socialist, vetë sistemi proporcional rajonal që është votuar 21 prillin e shkuyar në Kuvendin e Shqipërisë, së bashku me ndryshimet e tjera kushtetuese, redukton ndjeshëm shpenzimet buxhetore në krahasim me sistemin mazhoritar të korrektuar. Për momentin nuk ka ende asnjë tryezë politike lidhur me Kodin Zgjedhor i cili tashmë do të funksionojë duke u bazuar në sistemin proporcional i miratuar nga Kuvendi javë më
parë. Por veç financimit të partive një tjetër çështje që mund të ndezë debatin mes kundeështarëve politikë është KQZ-ja. Marrëdheniet brënda të cilit tashmë rregullohen jo më nga Kushtetuta por nga Kodi Zgjedhor.nuk jepet asnjë detaj lidhjur me propozimet për ndryshimet në kod, ndërsa e vetmja gjë që publikohet është që deri në fund të korrikut Kuvendi do të miratojë kodin që do të përdoret për zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2009. Në fillim të vitit 2006, Partia Demokratike paraqit në komisionin e ligjeve një projektligju pikërisht për financimin e partive politike, sipas të cilit në shpërndarjen e fondit vjetor të buxhetit të shtetit, për partitë nuk do të merret më parasysh përqindja e votave në sistemin proporcional, por numri i deputetëve që ka në Kuvend çdo subject, Në këtë mënyrë dy partive e mëdha u takonte që të merrnin më tepër lekë sesa u takonte me ligjin ekzistues. Megjithatë ky ndryshim i ligjit shkaktoi asokohe reagimin aspak dashamirës të partive të vogla, të cilat përfitonin dukshëm më pak. Po në atë kohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka reaguar duke dkelaruar se ende nuk ishin kthyer fondet, e fushatës së 3 korrikut. Fillimisht ligji për mjetet financiare dhe materiale të partive Nr. 8580 i miratuar me 17.2.2000, parashikonte në neni 19 të tij që
“70 për qind e ndihmës shtetërore të ndahej në pjesë të barabarta sipas votave të fituara në zgjedhjet e fundit parlamentare, pa kufi të poshtëm”, çka nënkupton që çdo parti merr një mbështetje financiare për votat që ka fituar. Dhe kjo nuk kërkonte domosdoshmërisht që një parti e caktuar të kishte deputet në Kuvend. Ndërkaq 20 për qind e ndihmës shtetërore ndahet në mënyrë të barabartë midis partive që kanë grup parlamentar në një kohë që 10 përqindëshi i mbetur ndahej në mënyrë të barabartë midis partive që kanë marrë pjesë në dy zgjedhjet e fundit parlamentare me lista kombëtare. Ndryshimet e propozuara parashikonin që 90 për qind e ndihmës shtetërore të ndahej në pjesë të barabarta sipas votave të fituara në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe 10 për qind e shumës shtetërore të ndahej në mënyrë të barabartë midis partive që kanë grupet parlamentare.