E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet ne Kushtetute dhe Kodin Zgjedhor

Koordinatori ne Partine Socialiste, Erion Veliaj, thotë për “Vizion Plus”, se do te kërkohet shkrirja e KQZ dhe Kolegjit, por te majtët dyshojnë nga ana tjetër tek vullneti i kundërshtarit politik. Socialistet propozojnë edhe ndryshimin e ligjit themeltar, pasi kane kuptuar se amendimi i bere 3 vjet me pare për zgjedhjen e presidentit i përkiste një klime tjetër politike. Nga ana tjetër, mazhoranca e sheh te mundshëm një konsensus për ligjin zgjedhor, por nuk gjen arsye te votoje serish ndryshime ne kushtetute. Ne vjeshte, me nisjen e sezonit te ri politik dhe me rikthimin ne parlament, socialistet pritet te dorëzojnë paketën e plote te ndryshimeve ligjore, qe do te përfshijë një formule te re te zgjedhjes se kreut te shtetit,qe shmang votimin me shumice te thjeshte për presidentin e republikës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›