Tjetër bllokade serbe, ndalohet edhe KFOR
Mediet kosovare raportojnë se forcat e KFOR-it, te cilat kane bllokuar anën e majte te bregut mbi lumin Iber, qe çon për ne Rvatska dhe katër fshatrat tjera të banuara me boshnjakë, kane hasur një tjetër bllokade te ngritur nga banoret serbe te Leposaviqit, ne rrugën afër Leshakut. Qëllimi i tyre është te ndalojnë kalimin e trupave te KFOR-it ne këtë zone me argumentin se trupat e misionit ndërkombëtar po tentojnë te marrin ne kontroll hapësirat e ndërmarrjes pyjore ne Leshak. Po ne fakt, siç raportojnë mediet kosovare, qëllimi i vërtetë i serbeve është te mbulojnë zonën e vetme qe ka mbetur, e cila shfrytëzohet për kontrabandën e mallrave qe vijnë nga Beogradi. Për momentin situata ne terren është e qete ndërsa mësohet se ne vendngjarje pritet te mbërrijë edhe gjenerali Byhler, i cili do te negocioje me zyrtaret e strukturave paralele serbe.