E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tarabosh, kapet zjarrvënësi

Ndërkohë, policia ka arrestuar te dyshuarin si zjarrvënës ne këtë zone. Hil Gjoni, 58 vjeç, akuzohet për shkatërrim te pronës me zjarr. Sipas policisë, ai i ka vene flaken disa shkurreve rreth pronës se tij ne Tarabosh, por ne fakt zjarri ka dale jashtë kontrollit, duke u përhapur me shpejtësi ne komunën Ana e Malit ku u dogjën 15 shtëpi te banueshme, si dhe u rrezikuan dhjetëra te tjera. Forcat e ushtrisë evakuuan 30 familje ne Oblike dhe Shiroke. Ndërkohë, flaket u shtrinë edhe përgjatë segmentit rrugor Shkodër-Muriqan, e madje deri ne afërsi te varrezave ne Shirokë. Katër zjarre te fuqishme janë shfaqur edhe ne qarkun e Elbasanit. Ne lagjen “Vullnetari” te Elbasanit janë djegur dhjetëra rrënjë ullinj. Ndërsa ne fshatrat e komunës Sult te bramshit është shkrumbuar një sipërfaqe e madhe me pyje dhe shkurre. Një vatër zjarri mësohet se ka rene edhe ne periferi te Gramshit pranë antenave te kompanive celulare, por pa shkaktuar dëme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›