E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e fundit e Papës ne Spanjë

Te mbledhur ne bazën ajrore jashtë Madridit, te tejmbushur nga te paktën 1 milion te rinj, Papa ka bere lutjet e tij te përhershme për me shume paqe dhe besim nga te rinjtë. Si çdo vit, edhe këtë radhe ne shesh ndodheshin mijëra pelegrinë te cilët kishin udhëtuar nga e gjithë bota, për te dëgjuar lutjet e atit te shenjte, ndërsa te pranishëm ne këtë ceremoni ishin edhe kryeministri Zapatero dhe mbreti Huan Karlo. Vizita e Papa Benediktit te XVI u prit me protesta te ateisteve ne Spanjë, te cilët kritikonin qeverinë për fondin e shpenzuar për te sjelle atin e shenjte. Dita botërore e te rinjve është një ceremoni katolike e cila organizohet ne Spanjë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›