Ndryshimet ne kabinet Prifti I kam ofruar doreheqjen kryeministrit Berisha e falenderoj per mbeshtetjen dhe besimin

Dritan Prifti ka komunikuar sot per mediat se i ka kerkuar kryeministrit te vendit Berisha doreheqjen e tij nga posti i ministrit te Ekonomise. Dritan Prifti u shpreh se edhe pse po largohet nga posti ministror ai do te vazhdoje te jape kontributin e tij ne parlament ne dobi te reformave dhe integrimit te vendit. Ai falenderoi posacerisht kryeministrin e vendit Sali Berisha per mbeshtetjen e pakursyer si dhe besimin e treguar gjate nje viti te drejtimit te nje prej ministrive me te rendesishme ne vend
Ministri i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes Dritan Prifti ka bere sot publike gjate nje deklarate per shtyp doreheqjen e tij nga posti ministror. Ai vuri ne dukje se arsyeja e ketij largimi vjen si rrjedhoje e propozimeve te reja te bera nga LSI dje te cilat iu parashtruar kryeministrit Berisha per te kaluar me pas ne Presidence.
Diten e djeshme kam kontaktuar me kryeministrin Berisha te cilit i kam ofruar doreheqjen time per ti hapur rruge dekretimit te ministrit te ri nga presidenti. I jam mirenjohes kryeministrit Berisha qe me besoi kete dikaster te rendesishem si dhe LSI-se qe me ngarkoi me kete detyre- u shpreh Prifti.
Prifti solli ne vemendje se perderisa partia e kerkoi kete dhe ai do ta zbatoje vendimin dhe do ti perkushtohet punes ne parlament dhe familjes.
Perderisa LSI i ka kerkuar largimin e Dritan Prifti dhe ardhjen e kreut te LSI ne kete Ministri jam korresponduar me kryeministrin dhe i kam dhene doreheqjen time. Per te qene i sinqerte kam kenaqesi te qendroj edhe me shume ne shtepi kam nje vajze vetem 5 muajshe qe e le ne gjume dhe e gjej ne gjume do kem me shume kohe per familjen time. Megjithate une do vazhdoj te sherbej ne LSI do takoj zotin Meta dhe do diskutojme per partine dhe do ndajme mendimet. E them kete sepse ne parlament jam me votat e mia. Dikush mendon se me largimin tim si minister do jem vrare shpirterisht por une u them se une jam deputet dhe si i tille do te jem edhe me aktiv ne rolin tim legjislativ- deklaroi Dritan Prifti.
Ai deklaroi se gjate ushtrimit te detyres si minister i Ekonomise ka patur presione te shumta dhe njeherazi ka marre kercenime per jeten e tij dhe te familjes.
Kam dhene maksimumin tim edhe pasi kam pasur kercenime per jeten dhe familjen time dhe per kete kam bere edhe padi ne prokurori. Megjithate une do te vazhdoj te kontribuoj ne politike dhe do vazhdoj te jem aktiv ne sallen e parlamentit.
Duke rikujtuar qe ai ishte nder studentet e vetem ne vitin 96 qe i kthyer nga Amerika per te kontribuar ne vend Prifti tha se eshte ndjere shpesh i sulmuar.
Pavaresisht ketij kontributi jam sulmuar shume here politikisht pavaresisht se nuk kam sulmuar asnjehere. Por theksoj se e dua kete vend dhe do ti sherbej atij.
Ministri i METE-s falenderoi posacerisht kryeministrin Sali Berisha per mbeshtetjen dhe besimin qe i ka dhene gjate ushtrimit te detyres ne kabinetin qeverises.
Une zoti Berisha e kam falenderuar per bashkepunimin qe kemi patur i jam mirenjohes qe me besoi nje dikaster te rendesishem dhe qe LSI qe me caktoi mua si perfaqesues ne kete ministri nje vit me pare. Mu dha nje mundesi e jashtezakonshme per te kontribuar ne reformat e vendit. Kur vendosa te bashkepunoj me Sali Berishen mendova vetem per integrimin e vendit heqjen e vizave te shqiptareve dhe zhvillimin e ketij vendi sa me shpejt. Ve ne dukje qe gjate punes sime si Minister nuk kam marre asnje verejtje- vuri ne dukje Prifti.
Ministri Prifti ka hedhur poshte akuzat e e perditshme te opozites duke garantuar se nuk ka bere asnje shkelje te ligjit gjate gjithnje veprimtarise se tij si Minister i Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes.
Presionin e kam perballuar me sukses dhe nuk kam bere asgje qe shkel ligjin. Opozita me ka sulmuar per nje deklarim pasurie qe une e kam deklaruar vete dhe per nje pasuri qe une e zoteroja eshte shprehur Prifti.
Prifti uroi ministrin e ri qe do te zere postin e tij duke theksuar se Ministria e Ekonomise ka rol kryesor ne zhvillimin e vendit.
Ministri i ri qe do vije ne Ministri do shohe si ka ecur reforma ne sistemin e inspektimit. Nuk mund te mos i uroj ministrit te ri suksese ne detyren e re per zhvillimin e vendit.
Duke u ndalur ne arritjet e Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes ministri Dritan Prifti theksoi se ka patur arritje te medha ne fushen e eksporteve ne reformen ne sistemin e inspektimit ne pergatitjen e akteve ligjore etj. Sipas tij Ministria e Ekonomise ka patur barren kryesore ne zhvillimin dhe realizimin e reformave rritjen ekonomike si dhe permiresimin e klimes se biznesit ne vend.
Ministri Dritan Prifti u be pjese e ndryshimeve ne qeveri te kerkuara nga LSI-ja. Dje kryeministri Sali Berisha pranoi propozimin e kreut te LSI-se Ilir Meta per te pranuar largimin Priftit dhe emerimin e Metes ne krye te ekonomise ndersa ne krye te diplomacise shqiptare u vendos Edmond Haxhinasto. Propozimet e LSI-se jane tashme ne Presidence ku presin te marrin dekretimin e kreut te shtetit per tu votuar me pas ne Kuvend.