E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet në kodin rrugor, Burgaj: Rreptësi në zbatimin e tij

Dy ditë para hyrjes në fuqi të kodit të ri rrugor, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, thërret Drejtorët rajonalë të policisë. Në fjalën e tij drejtuar vartësve Burgaj këshilloi ata për rreptësi në funksion të zbatimit të kodit të ri, kod i cili sipas tij synon të ulë numrin e aksidenteve nëpërmjet ndëshkimeve më të ashpra për shkelësit e rregullave të qarkullimit.
 

Në fjalën e tij Burgaj apeloi edhe qytetarët të cilët duhet të ankohen në strukturat më të larta të policies, nëse nga ana e patrullave policore ndalohen pa shkak.
 

Kodi i ri rrugor hyn në fuqi në datën 11 janar. Ky kod parashikon penalitete të rënda për personat që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, persona pa patentë, për shpejtësi të lartë dhe për mospërdorim të rripit të sigurimit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›