Turneu i atletikes ne Zagreb Bolt triumfon ne garen e 100 metershit

Usain Bolt rikthehet si “biri i erës”, duke triumfuar në garën e 100 metërshit në turneun e atletikës, që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Xhamajkani, i cili mban dhe rekordin botëror në këtë garë, kaloi finishin në kohën 9.85 sekonda. Një kohë larg rekordit të tij, por shumë I rëndësishëm për atletin që pak javë më parë dështoi në Botërorin e Atletikës, i cili u zhvillua në Daegu të Koresë së Jugut.
Bolt u skualifikua nga gara, pas një nisje të gabuar, duke shpërdoruar mundësinë për t’u rikonfirmuar kampion bote, titull që e fitoi një vit më parë në Berlin. Gjithsesi, xhamajkani nuk fitoi me lehtësi, ashtu sic bënte më parë ndaj rivalëve të tij. Në Zagreb, ai vuajti formën e amerikanit Kim Collins, i cili e kaloi finishin i dyti vetëm pas shkëputjes së Bolt të 10 metrat e fundit.
Në vendin e tretë dhe me pak diferencë u rendit atleti nga Trinidad dhe Tobako, Richard Thompson. Në garën 100 metra për femra triumfi ishte I gjithi për kampionen në fuqi, Carmelita Jeter. Atletia amerikane regjistroi kohën 11 sekonda, duke lënë pas xhamajkanen Schillonie Calvert dhe bullgaren Ivet Lalova.
Nertan Prifti