E Diel, 1 Nëntor 2026

100-vjetori i Nene Terezes ne stinen e liberalizimit te vizave

Kryeparlamentarja cel siparin e Festivalit Evropian te Koreve

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka celur siparin e Festivalit Evropian te Koreve te Dhomes eveniment ky i organizuar me rastin e 100-vjetorit te Nene Terezes. Kryeparlamentarja gjate ketij aktiviteti ka vleresuar se 100-vjetori i humanistes se madhe perkon dhe me nje stine te jashtezakonshme per shqiptaret stinen e liberalizimit te vizave. Ajo ka shtuar me tej se ky aktivitet eshte njeheresh dhe nje mbeshtetje per jeten kulturore ne qytete te ndryshme te vendit.

Aktiviteti

Eumlshte celur dje ne ambientet e Kryesise se Kuvendit sipari i Festivalit Evropian te Koreve te Dhomes 2010 Edicioni 4 ku te pranishem ishin perfaqesuesit me te larte te artit shqiptar trupit diplomatik ne Shqiperi aktrimit kultures muzikes etj. Ky aktivitet zhvillohet nen kujdesin e vecante te Kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli. Ne pershendetjen e saj Kryeparlamentarja shprehu kenaqesine per te zhvilluar ne ambientet e Kryesise se Kuvendit nje event per nder te 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes te cilin vleresoi ajo shqiptaret e festojne ne nje stine te jashtezakonshme ate te liberalizimit te vizave. Une jam shume e kenaqur qe sot ne Kuvendin e Shqiperise me iniciativen e Ministrise se Kultures organizojme hapjen e siparit te festivalit evropian te grupeve korale. Ky aktivitet qe behet ne nder te 100-vjetorit te Nene Terezes por dhe ne afersi te lumturimit te saj koincidon edhe me nje stine te jashtezakonshme per ne shqiptaret qe ka te beje me dimensionin e lirise me nje dimension njerezor qe bashkon kete perkujtim te Nene Terezes me gezimin tone ne kuader te heqjes se vizave - u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Ajo vleresoi kete event si shprehje te nje tradite te jashtezakonshme te civilizimit e kultures sone kombetare. Une edhe njehere dua te falenderoj artistet si dhe tu uroj shume suksese grupeve korale qe vijne jo vetem nga Shqiperia por edhe nga vende te tjera te Evropes. Pa dyshim ky koncert eshte shprehje e nje tradite te jashtezakonshme dhe grupet qe vijne nga qytete si Shkodra Tirana Korca etj deshmojne civilizimin e ketyre vendeve - tha Topalli duke iu uruar grupeve korale sukseset me te mira ne kete festival. Kryetarja e Kuvendit theksoi me tej se organizimi i Festivalit Evropian te Koreve te Dhomes kushtuar 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes synon gjithashtu edhe mbeshtetjen e jetes kulturore ne qytete te ndryshme te Shqiperise permes shkembimeve kulturore si dhe promovimit te kultures shqiptare ne vende te ndryshme te botes. Me pas te pranishmit ndoqen interpretimin e disa grupeve korale qe do te performojne ne festivalin kushtuar dites se lumturimit te Nene Terezes. Ky festival eshte nje tjeter nderim qe Kuvendi i Shqiperise dhe qeveria shqiptare i ben figures se humanistes se madhe Nene Tereza ne 100-vjetorin e lindjes se saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›