E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet ne ligjin e eurobondit

Parlamenti ka diskutuar per here te trete ligjin per eurobondin. Kete radhe ndryshimet kane qene te karakterit teknik dhe nuk kane prekur termat baze te miratuara me pare. Por megjithate ministri i financave Ritvan Bode ka kerkuar qe akte te tilla te mos diskutohen ne Parlament.

Nuk ka vend ne bote qe deklaron kush eshte kufiri maksimal i interesit perpara se te ndodhi transaksioni ne tregjet financiare. Por ne vijme te detyruar eshte krejt normale qe marreveshjet dypaleshe te negociuara te ndodhin por marreveshjet tregtare nuk duhet te ndodhin qe te vijne te miratohen ne Parlament sipas gjykimit dhe analizave qe kane bere te gjithe juristet tha Ritvan Bode minister i Financave.

Opozita nuk e ka lene kete rast ti kaloje dhe megjithese e pranon hapin per emetimin e eurobondit ka akuzuar qeverine per papergjegjshmeri me investimet publike qe kane cuar me pas ne rritjen e borxhit. Kredia sindikale 200 milion euro e marre per rrugen Durres Kukes ka qene fokusi i sulmeve opozitare.

Jo pak po rreth 192 milione euro ose rreth 25 miliarde leke me kursin aktual do te duhet te pagohet ne vitin 2012. Kjo konkretrisht do te rrise presionin mbi qendrueshmerine e financave publike. Sot po kerkoni te zevendesoni kredine me interesa te renda me emetimin e eurobondit qe teknikisht eshte dicka ne kundershtim me masat e mesme dhe afatgjate qe i duhet ekonomise shqiptare tha Arben Malaj ish minister i Financave deputet PS.

Nuk behet fjale per te sherbyer buxhetin e vitit 2010 me kete eurobond eshte fjala per te hapur siparin e vitit 2011. Ne cdo moment ne do te heqim ate kredi prej 200 mln euro qe eshte me e larte nga ajo qe ne mendojme se do te kontraktojme ne treg dhe kjo do te thote nje ulje e kostos se buxhetit u shpreh Ritvan Bode minister i Financave.

Qeveria ka bere ndryshimet teknike ne anekset e kontrates per eurobondin pas kerkeses se kompanive qe do te menaxhojne procesin. Vonesat ne shitjen e eurobondit ministri i finanacave i lidhi me situaten e tregjeve nderkombetare financiare.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›