Mesazhi i presidentit te KE-se
Herman van Rompuy prej vitesh ka spikatur si nje politikan qe i thote gjerat troc dhe perdor shpesh ironine. Ne vitin 2004 si anetar i Parlamentit belg deklaroi se zgjerimi i BE-se duke perfshire Turqine nuk mund te krahasohej me asnje vale tjeter zgjerimi si p.sh. Ballkani Perendimor se Turqia nuk eshte Evrope dhe nuk do te jete kurre e tille sepse hyrja e nje vendi me popullsi te besimit islam do te cenonte themelet e kristianizmit te Evropes.
Deklarata e tij si e nje zyrtari te nivelit te ulet u denua asokohe por sot jane te shumte ata drejtues shtetesh evropiane qe i mbeten asaj qe kishte thene hapur politikani qe me pas do te zgjidhej ne 1 nentorin 2009 si President i perhershem i Keshillit te BE-se. Mandati i tij skadon pas 18 muaj dhe ne nje vjetorin e postit te ri ai nisi turin ballkanik ne ate zone qe per te eshte shume prane dyerve te Evropes se Bashkuar.
Pak para se te niste turin ne Ballkan Presidenti i Keshillit te BE-se Herman Van Rompuy iu dha nje mesazh te qarte vendeve te Ballkanit Perendimor se parate e harxhuara dhe leshimet e bera ne drejtim te levizjes se lire duhet te shperblehen me kryerjen e reformave te ngutshme te shtetit ligjor ne keto vendeve ende problematike sepse krimi i organizuar dhe korrupsioni vijojne te jene pengesa per Shqiperine Malin e Zi Maqedonine dhe Bosnje-Hercegovinen qe te bejne perpara ne integrimin evropian.
Ne qershor ai e la jashte hartes Shqiperine kur vizitoi Kroacine Serbine Kosoven e Sllovenine. Ndaj nuk duhet te habise askend as edhe ekspertin e buxhetit Herman Van Rompuy ngazellimi i qeverise shqiptare me pritjen luksoze dhe madheshtore qe iu rezervua jo pse ishte vizita e pare e nje Presidenti te KE-se ne Tirane por sepse evenimente te tilla menjehere pronesohen si perkrahje politike per qeverine e kryeministrit Sali Berisha te ciles deshperimisht i nevojiten asete politike nga nderkombetaret per te treguar se eshte e perkrahur te pakten jashte vendit.
Modest dhe i drejtperdrejte presidenti i Keshillit te BE-se eshte bir i nje profesori ekonomie. Ne vitet 1993-1999 Van Rompuy ishte zevendeskryeminister dhe minister i Buxhetit ne dy qeverite e drejtuara nga ish-kryeministri Jean-Luc Dehaene.
Fale qenies se tij gardian i buxhetit Belgjika e pakesoi borxhin shteteror nga kulmi i 135 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto ne poshte 100 perqindeshit pas nje dekade.
Ndaj dhe ai flet me shifra dhe kerkon te marre mbrapsht me pune dhe reforma ato fonde qe harxhohen.
Ne konferencen e shtypit dje pas takimit me Berishen Van Rompuy perseriti te njejtat fjali qe kishte postuar me ane te nje videomesazhi nje pak ore me pare. Konkretisht se Bashkimit Evropian ose Evropa ben shume perpjekje per te mbeshtetur vendet e Ballkanit Perendimor.
Asistenca teknike dhe financiare per rajonin per vitet 2010- 2012 eshte mbi 2 miliarde euro dhe shume pune behet edhe nga vendet anetare te Bashkimit Evropian. E ardhmja evropiane eshte thelbesore per te ardhmen e rajonit ne teresine e vete. Me fjale te tjera mesazhi i presidentit Rompuy ishte se BE nuk do te pranonte qe milionet e saj te mos jepnin fryte reformash ne keto vende si Shqiperia.
Kur Van Rompey u zgjodh si burokrati i larte i Keshillit te BE-se ne Shqiperi kishte kulmuar kriza politike pas maskarades zgjedhore te 28 qershorit 2009. Ne maj 2010 kur protesta e opozites kulmoi me greven e urise me krizen politike te Shqiperise e cila ka mbajtur peng te gjitha zhvillimet e tjera dhe kursin e reformave eshte marre Komisioneri i BE-se per Zgjerimin Stefan Fule.
Ndaj ishte dje hera e para qe Van Rompuy ia thoshte ne sy kryeministrit te Shqiperise opinionin personal dhe ate te Brukselit per krizen politike ne Shqiperi e cila mban peng shtetin e se drejtes reformat ne gjyqesor luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe sipas deklarimeve te Van Rompuy BE do ta mbeshtese qeverine por pergjegjesia kryesore per progres i mbetet Shqiperise dhe udheheqjes se shqiptareve.
Pak dite me pare Komisioneri i BE-se per Zgjerimin Stefan Fule deklaroi se ishte i shqetesuar per vijimin e ngercit politik ne Shqiperi dhe se mungesa e zgjidhjes se krizes politike ne Shqiperi do te ndikoje ne nje pergjigje negative per opinionin e Komisionit ne lidhje me statusin e vendit kandidat.
Prej majit 2010 kur vete z. Fule u angazhua per te ndermjetesuar afrimin e paleve politike kane kaluar pese muaj dhe qeveria Berisha eshte ne po ato pozita duke mos pranuar transparencen per procesin elektoral te 28 qershorit 2009 madje duke kerkuar nisjen e reformes elektorale per zgjedhjet vendore te 8 majit 2011 pa i hyre atij procesi korruptiv qe njollosi zgjedhjet parlamentare.
Fakti se opozita do te rinise protestat pas vendimit te ministrave te Brendshem evropiane per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje-Hercegovinen me moton per transparencen e procesit elektoral te 28 qershorit 2009 tregon se kriza politike vetem sa eshte trashur dhe pa zgjidhur ate asnje reforme nuk do te kryhet duke zhgenjyer thelle partneret evropiane qe nuk mund te pranojne nje kolaps tjeter ne Shqiperi si ne vitet 1996-1997.