E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjimi i vonuar i LDK-es

Kosova ndodhet ne krizen institucionale me te thelle qe prej clirimit te saj. Dy prej tre pushteteve kryesore mungojne. Me pare i detyruar nga Kushtetuta presidenti Fatmir Sejdiu dha doreheqjen duke krijuar kushte per zgjedhje te parakohshme.


Fill pasi presidenti ne detyre Jakup Krasniqi caktoi daten e zgjedhjeve me 13 shkurt 2011 po Fatmir Sejdiu tashme ne rolin e kreut te shkrire te LDK-es e ka terhequr partine e tij nga koalicioni qeverises duke i shkaktuar vendit nje nga krizat institucionale me te panevojshme dhe ne momentin me te papershtatshem.


I shnderruar nga nje njeri me cilesi te zakonshme ne LDK ne njeriun me te forte te saj Fatmir Sejdiu luajti ne menyre te sforcuar rolin e protagonistit ne procesin e gjate te njohjes zyrtare te pavaresise se Kosoves fale nje kompromisi te panatyrshem politik pasi partia e tij pesoi nje humbje te thelle ne zgjedhjet e vitit 2007.


Kosova do te ishte bere e pavarur edhe nese nuk do te kishim pasur nje koalicion PDK-LDK por nje tjeter do te kish fituar ne Gjykaten Nderkombetare edhe sikur Fatmir Sejdiu te mos ishte President por nje tjeter.


Traseja ka qene e shtruar dhe ne cdo menyre treni i pavaresise do te ecte. Por Kosova nuk do te kishte kete shkalle korrupsioni kete shkalle krimi te organizuar kete numer te ngadalte njohjesh qe ka tani nese do te kishte nje opozite te forte.


E kjo jo aq per faj te PDK-es qe fitoi zgjedhjet por per faj te LDK-es qe i humbi ato dhe nuk denjoi te qendroje ne opozite por i pelqeu fasada ne qeverisje. do qeveri do te donte te punonte e qete pa opozite edhe pse verbalisht ben sikur e kerkon ate. LDK-ja mban pergjegjesine e mungeses se opozites ne Kosove.


Kosova po vuan ambicien e sforcuar te Fatmir Sejdiut per te zevendesuar Ibrahim Rugoven ne te njejtat permasa brenda nje kohe shume te shkurter. Ai mbajti peng kreun e LDK-es deri sa Gjykata Kushtetuese pas nje ankimimi te thjeshte e perzuri nga posti i Presidentit.


Nese Fatmir Sejdiu do te kishte vazhduar te mbante akoma edhe postin e Presidentit koalicioni do te kish vazhduar deri ne fund PTK-ja dhe cdo gje tjeter do te ishte privatizuar per kokerr te qejfit. Kriza e ish-presidentit eshte transferuar shume shpejt dhe ne menyre te befasishme ne krize institucionesh e cila mund te zgjidhet vetem ne menyre kushtetuese.


Per Kryeministrin Hashim Thaci ka dy rruge institucionale Se pari te kerkoje formalisht votebesim ne parlament per ta vene situaten ne kushtet e nenit 100 pika 2 te Kushtetutes Votebesimin e Qeverise mund ta kerkoje Kryeministri ose te prese nje mocion mosbesimi nga 1/3 e deputeteve per te shkuar ne kushtet e nenit 100 pika 6 Nese mocioni i mosbesimit votohet per Qeverine ne teresi Qeveria konsiderohet ne doreheqje e me pas bazuar ne nenin 82 pika 2 Kuvendi mund te shperndahet nga Presidenti i Republikes se Kosoves pas votimit te suksesshem te mosbesimit te Qeverise per ti krijuar kushte Presidentit ne detyre qe te shperndaje parlamentin dhe brenda 40 ditesh te shpallen zgjedhjet e parakohshme Se dyti te tentoje krijimin e nje koalicioni apo formatimi te ri qeveritar sic quhet rendom qeveri teknike per te marre shumicen e votave ne parlament deri ne zgjedhjet e caktuara te 13 shkurtit.


Por ka edhe nje rruge te trete ne kufij te absurdit e qe nuk parashikohet ne kushtetute vazhdimin e qeverisjes me ministrat e dorehequr sa kohe qe LDK tashme ne opozite nuk eshte e interesuar ta rrezoje zyrtarisht kete qeveri e te shkoje ne zgjedhje brenda 40 ditesh.


Nga te tria keto rruge e para eshte adekuate.


Ajo do ti jepte nje zgjidhje te shpejte kushtetuese qeverisjes ne Kosove. Nuk mund te priten zgjidhje folklorike per hater te opozites ekzistuese AAK AKR LDD qe thote se nuk eshte e pergatitur per te hyre ne zgjedhje.


Aq me pak per hater te opozites se re LDK-es qe edhe e shkakton krizen d.m.th. edhe krijon kushte per zgjedhje te jashtezakonshme edhe nuk deshiron zgjedhje te tilla i vetmi problem eshte ngritja e kapaciteteve per te menaxhuar procesin zgjedhor dhe koha shkurter per te ngritur strukturat administruese te zgjedhjeve. Por me nje vullnet politik te te gjithe faktoreve kjo gje mund te tejkalohet.


Rruga e dyte do te ishte e mundimshme dhe me shume protagoniste. Disa muaj do te ishin te mjaftueshme per te shkaktuar deme te medha ne qeverisjen e vendit nga parti ose ministra te perkohshem. Kompozime me shume aktore dhe te varura qofte edhe nga nje numer ne parlament kane rezultuar pergjithesisht te deshtuara ne kohera paqeje.


Rruga e trete do te ishte nje zgjidhje politike pertej Kushtetutes me nje marreveshje te heshtur ndermjet aktoreve kryesore politike. Ajo do te krijonte nje precedent ne shkelje te Kushtetutes me kompromis edhe pse ky kompromis nuk do te ishte aq i demshem.

Zhvillimet politike ne Kosove nuk duhet te jene ceshtje vullneti individesh e as ceshtje nderkombetare. Ato tani i detyron kushtetuta. Nje zgjidhje e iniciuar nga nderkombetaret jashte kushtetutes do te ishte kthim prapa. Kosova duhet te tregoje zyrtarisht se eshte e pavarur. Nuk ka pse te behen hamendje ose shpikje. Kushtetuta e Kosoves eshte e mjaftueshme ne parashikimet e saj.


PDK-ja duhet te marre persiper pasojat e qeverisjes ne mandatin qe tashme mund te konsiderohet i kaluar ndersa LDK pergjegjesine e pozicionimit te saj bazuar jo ne voten e qytetareve te Kosoves por te kompromiseve politike ne interes te disa individeve. Keto pergjegjesi do ti ndaje elektorati i Kosoves me voten e tij. E vetmja gje qe mbetet te zgjidhet me kujdes eshte nje proces i lire dhe i ndershem zgjedhor i njohur dhe i respektuar nga te gjitha palet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›