E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia ka borxhin me te larte ne rajon

Raporti/Fondi Monetar Nderkombetar parashikon nje rritje te metejshme te borxhit publik pergjate dy viteve te ardhshme


Deri ne fund te ketij viti parashikohet nje borxh sa 60.6 e PBB-se ndersa ne fund te 2011 ai do arrije deri ne 61.9


Nisma e qeverise per uljen e borxhit publik deri ne 54 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto deri ne fund te kesaj legjislature ka hasur ne kundershtimet e para nga institucionet financiare nderkombetare.

Borxhi publik i vendit rrezikon te kaloje mbi 60 per qind te PBB-se deri ne fund te ketij viti. Nje studim i hollesishem per te gjithe vendet e Europes i Fondit Monetar Nderkombetar parashikon rritje te metejshme te borxhit te Shqiperise ne dy vitet e ardhshme edhe pse qeveria ne programin e saj parashikon reduktimin e tij.

Studimi eshte i ndare ne dy pjese ne te paren perfshihen ekonomite e zhvilluara te Europes ndersa ne pjesen e dyte gjejne vend ekonomite ne zhvillim ku ben pjese edhe Shqiperia.


Sipas FMN-se deri ne fund te ketij viti borxhi publik i Shqiperise parashikohet te arrije deri ne 60.6 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto. Por edhe me i pafavorshem eshte parashikimi per vitin 2011 ku pritet nje rritje e metejshme e borxhit publik per te arritur ne 61.9 per qind te PBB-se.


Referuar te dhenave qe ofron Fondi Monetar Nderkombetar Shqiperia paraqitet shteti qe ka borxhin me te larte publik krahasuar me vendet e rajonit. Madje treguesit tane jane shume me larte se mesatarja e borxhit per vendet e europes jug-lindore.


Borxhi publik i Shqiperise gjate vitit 2009 arriti ne 59.5 per qind te PBB-se ndersa mesatarja e vendeve te rajonit ishte 36.9 per qind. Gjate kesaj periudhe vende si Bosnje-Hercegovina Maqedonia Mali i Zi Kroacia dhe Serbia kane pasur nje borxh publik me te ulet se 38 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto.


Sipas tabeles se paraqitur nga FMN nje tablo e ngjashme pritet te paraqitet edhe per sa i perket ketyre treguesve per vitin 2010.

Pjese e raportit jane edhe pritshmerite per rritjen e ekonomike per vitet 2010 dhe 2011. Ne fund te ketij viti Shqiperia pritet te kete nje rritje deri ne 3.4 per qind por kjo shifer pritet te ulet serish pergjate 2011-se ku rritja ekonomike parashikohet te ulet ne 2.9 per qind.


Ne kuader te uljes se borxhit publik qeveria uli ne 38 miliarde leke deficitin buxhetor per vitin 2010 duke u treguar me e kursyer ne shpenzime.


Kjo ishte nje nder masat per te arritur ne shifren e 54 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto deri ne fund te vitit 2013.
Per sa i perket ndikimeve te krizes si dhe ringjalljes se ekonomive FMN thekson se vendet e rajonit perfshire edhe Shqiperine gjenden ne nje periudhe post-tranzicioni.


Parashikohet nje rigjenerim i vazhdueshem i ekonomive dhe nje rritje ekonomike mesatare prej 3.9 per qind. Sherimi eshte udhehequr nga eksporti nderkohe qe kerkesa e brendshme mbetet e ulet - citon FMN.


Pavaresisht parashikimeve pozitive per permiresimin e ritmeve te rritjes fondi jep nje sere keshillash ku perfshihet marrja ne kontroll e deficitit buxhetor nepermjet rritjes se te ardhurave dhe konsolidimit ne teresi te politikave fiskale.


Sipas fondit rajoni do te kete nevoje per gjetjen e motoreve te rinj ne nje afat te shkurter qe do te mundesojne rritjen e ekonomike sic jane flukset e kapitalit apo rritja e kerkeses se brendshme. E. Senja


Rritja ekonomike ne dore te biznesit


Sektori privat eshte ai ne te cilin pritet te mbeshtetet rritja ekonomike e vendit gjate ketij viti. Sipas FMN-se biznesi i ka kaluar pjesen me te madhe te problemeve te hasura ne 2009-n per shkak te krizes ekonomike dhe pritet qe gjate ketij viti te jape nje kontribut te rendesishem ne rritjen ekonomike te vendit. Konsensus i pergjithshem per vitin 2010 eshte qe ekonomia shqiptare do te rritet


ne nje nivel te krahasueshem me vitin e kaluar. shte e rendesishme te theksohet se ne kundershtim me vitin 2009 kjo rritje do te gjenerohet dhe mbeshtetet nga sektori privat - citohet ne raport.


Pavaresisht kesaj fondi permend edhe veshtiresite me te cilat eshte duke u perballur ekonomia e vendit sic eshte pasiguria dhe rritja e ngadalte e kerkeses se brendshme. Po ashtu ne raport permendet edhe ulja e ndjeshme e stimujve fiskale te qeverise ndryshe nga nje vit me pare kur ato ishin te bollshme.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›