E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në reformën zgjedhore, pas ndryshimeve në Kushtetutë

 

Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore Kastriot Islami shprehet se për realizimin e reformës zgjedhore është i nevojshëm ndryshimi i Kushtetutës. "Partia Socialiste ka arritur në përfundimin që duhet të propozojë një amendament kushtetues me lista shumëemërore dhe mbi bazën e ndarjes territoriale të qarkut. Të gjitha këto janë të pasqyruara në amendamentin kushtetues i cili në ditët në vijim, pasi të ndjekë të gjitha procedurat ligjore, do të miratohet në parlament. Në momentin që miratohet në parlament atëherë kthehet në një orientim për komisionin zgjedhor që është i detyruar ta detajojë këtë sistem të ri zgjedhor në të gjitha nenet ku flitet për sistemin zgjedhor"-tha Islami.

Në bazë të amendamenteveqë PS-ja ka paraqitur këtë javë në Kuvend synohet ndryshimi i 2 neneve në Kushtetutë, njëri që përcakton sanksionimin që Kuvendi të përbëhet nga 140 deputetë të zgjedhur mbi bazën e një sistemi zgjedhor proporcional me zona zgjedhore shumë emërore. Gjithashtupropozohet që caktimi I zonave zgjedhore shumëemërore të bazohet në ndarjenadministrative, pra në një ndarje në 12 qarqe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›