Burrel-Arratisen dy të dënuar nga burgu i sigurisë së Lartë, policia kap të burgosurit
Dy të dënuar në burgun e sigurisë së lartë në Burrel u arratisën. Lajmi u konfirmua nga forcat e policisë, e cila vuri alarmin dhe ngriti postblloqe për kapjen e dy të burgosurve. Një prej të arratisurve ishte Fran Marashi, nga banda e Urës Vajgurore e cila vrau 4 policë dhe është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa tjetri është Preng Lleshi.
Sipas burimeve të policisë të burgosurit kanë prerë hekurat e banjove dhe janë arratisur. Mësohet se të burgosurit ishin parë te kthesa e Shanës. Pas një operacioni të policisë është bërë e mundur kapja e tyre. Ata u kapën 30 minuta pas arratisjes, në Zenisht të Matit,u kapën në një shpellë.