Brown- Ndryshime në OKB, FMN dhe BB
Kreu i qeverisë britanike Gordon Brown do të mbajë një fjalim në ditën e dytë të konferencës së liderve progresistë. Kryeminstri britanik do të flasë për problemet financiare me të cilat po përballet bota dhe ndryshimet klimaterike. Ai do të prekë edhe çështjen e ndryshimit të strukturave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.