E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarkozy- ndërmjetës për emrin e Maqedonisë

 

Ja dhe një ndërmjetës për të zgjidhur çështjen Greqi-Maqedoni. Duket se presidenti francez Nicolas Sarkozy do të ndërmjetësojë mes Shkupit dhe Athinës për të zgjidhur çështjen e emrit, çështje kjo që i shkaktoi Maqedonisë mosmarrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Të paktën kështu shprehet gazeta greke "TA NEA", ku shkruhet se diplomacia greke mendon se ndërmjetësimin për emrin e Maqedonisë duhet ta mbajë Franca. Ky lajm bëhet i ditur edhe nga agjencia e lajmeve bullgare BTA, e cila thotë se gjatë Samitit të NATO-s Franca mbështeti qëndrimin grek për emrin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›