E Diel, 1 Nëntor 2026

Betohen deputetët, “Vetëvendosje” me flamur kombëtar

Në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës është bërë betimi solemn i deputetëve.
 

Pas leximit të tekstit, deputetët janë betuar, ndërsa janë duke nënshkruar deklaratë betimi.
 

Në këtë mënyrë, Krasniqi është rikonfirmuar në këtë detyrë, në një kohë që ai deri tani ka mbajtur për disa kohë edhe postin e presidentit, pas dorëheqjes së Fatmir Sejdiut.

Ai ishte pjesëtar aktiv i LDK-së në Drenas e më vonë edhe anëtar i kryesisë së LDK-së. Angazhohet aktivisht në ndërtimin e strukturave të UÇK-së dhe zëdhënës i saj në kohën e luftës.
 

Anëtar i delegacionit shqiptar në Rambuje të Francës, ai ishte edhe ministër në qeverinë e parë të Kosovës, për Shërbimet Publike.
Tani është sekretar i përgjithshëm i PDK-së, kryetar i grupit parlamentar të PDK-së në parlamentin e Kosovës dhe anëtar i grupit politik strategjik për negociata.

Deputetët e “Vetëvendosjes” janë ngritur në këmbë, si edhe të gjithë deputetët të tjerë, ndërsa ata para vetes kanë pasur nga një flamur kombëtar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›