E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimet në statutin e PS, Gjiknuri: Oponenca kolektive e garantuar

Asambleja Kombëtare e PS diskutoi sot për ndryshimet ne statutin e partisë. Ndërkaq anetari i grupit per statutin, Damian Gjiknuri sqaroi per Alsat pikat me te rendesishem te paketes dhe arsyet pse nuk u pranua legalizimi i oponences kolektive.

“Oponenca kolektive më shumë se e garantuar në letër është një institut I garantuar në PS. Fjala e lirë, mendimi ndryshe janë pjesë e gjenetikës, e psikikës dhe e mënyrës së sjelljes së PS, nganjëherë edhe ne ekstrem. Kjo do të thotë që nuk ka ndonjë masë parandaluese, nuk ka asgjë ndëshkuese në lidhje me mendimin ndryshe. PS është një organizatë kolektive, e hapur, ku diskutimet udhëhiqen nga parime politike dhe që patjetër përfshijnë edhe mendime alternative. Nuk ka në asnjë vend të statutit ku të penalizohet mendimi ndryshe. Për aq kohë sa të gjithë anëtarët kanë të drejtë të thonë mendimin e tyre dhe nuk ka penalitete mendimi ndryshe është pjesë e natyrës njerëzore” tha Gjiknuri.
< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›