Regjistrimi Aleanca Kuq e Zi sot tryeze me intelektualet
Aleanca Kuq e Zi do te zhvilloje nje tryeze me intelektualet shqiptare ne lidhje me procesin e regjistrimit te ndermarre nga ana e qeverise. Sipas drejtuesve te kesaj levizjeje mesohet se pritet te diskutohet ne lidhje me procesin e regjistrimit te popullsise i cili do te behet mbi baza etnike dhe fetare. Qeveria ka bere te ditur se nuk do te terhiqet nga proces i tille madje Kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashper kundershtaret e regjistrimit mbi baza etnike dhe fetare. Kohet e fundit qeveria ka ndryshuar formularin e deklarimit duke mos sanksionuar deklarimin etnik por vetem si grup etno-kulturor. Por nje ndryshim i tille u cilesua si antikushtetues nga ana e historianit te njohur Pellumb Xhufi. Aleanca Kuq e Zi nderkohe ka bere te ditur se do ta ankimoje ligjin e miratuar nga Kuvendi Per regjistrimin e pergjithshem te popullsise dhe banesave ne Gjykaten Kushtetuese pasi u konstatua shkelje te procedurave te votimit nga ana e deputeteve. Dy deputete qe mungonin ne seancen e 7 korrikut Lefter Maliqi dhe Gezim Dibra figuronin qe votuan pro ligjit.