E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi i emrit të PS, analistët: I paqartë për momentin

Politologu Ermal Hasimja e sheh me pozitivitet qasjen e socialisteve per nje identitet liberal, duke vene ne dukje deshiren e lidershipit socialist per te qene prane demokrateve amerikane me emertimin e ri.

“Një parti e qendrës së majtë nuk do të thotë ndonjë gjë e madhe. Megjithatë, kur thua liberale në rastin konkret kam përshtypjen se PS ka parsysh liberalizmin në kuptimin e versionit të tij amerikan, i partisë Demokrate në Amerikë, gjë që nënkupton një lloj liberalizmi të majtë që është një liberalizëm që nuk ka të bëjë me neoliberalizmin, me lirin maksimale të tregut, por ka të bëjë me disa elemente të tjera që janë të lidhur më tepër me emancipimin shoqëror, me zgjerimin e të drejtave, një lloj konceptimi më të zgjeruar të lirisë dhe barazisë së individit”, tha Ermal Hasimja, politolog.

Me shume dyshim e shikon analisti Artan Hoxha emertimin e lidershipit socialist per nje parti te qendres se majte dhe liberale. Bojkoti dhe protestat thote ai jane me prane veprimeve radikale.

“Protestes nga njeri krah dhe bojkotit parlamentar nga ana tjeter . Te dy keto metoda nuk jane metoda tipike te partive qe deklarohen se do te marrin dhe do te fitojne natyra liberale. Per sa kohe do te kete nje konflikt te tille mes deklarimit programor dhe natyres liberale te PS dhe metodave te perditshme do te thote qe jemi ne nje faze kontrastesh, ose ne nje faze ku dikush mund ta quaje edhe deklarim i pasinqerte i natyres liberale kur ne te vertete ne praktike perdor metoda radikale. Gjithsesi radikalizmit mund ti vije fundi me shpejt se sa liberalizmit”, tha analisti Artan Hoxha.

Duke marre shembull ftesen per ish te perndjekurit dhe ish pronaret, ne programin e socialisteve edhe kryeredaktori i gazetes Panorama eshte skeptik, duke marre parasysh konjukturat ne partine socialiste.

“Nëse nga njëra anë themi që do përkrahim ish pronarët dhe ish të përndjekurit, nga ana tjetër vetë përfaqësues të PS akuzojnë që PS sot përfaqëson interesat e oligarkisë së ndërtimit për shembull. Këto janë gjëra shumë të paqarta”, thote Robert Rakipllari, kryeredaktor i gazetes “Panorama”.

Dorian Kodra Azhornuar së fundi ( e premte , 09 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›