E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përjashtimi i Ballës, Ruçi: Do vazhdojmë denoncimet

Deputetët socialistë do të denoncojnë skandalet e qeverisë në Kuvend, pavarësisht presionit të maxhorancës tha Gramoz Ruci, duke iu referuar përjashtimit të deputetit Taulant Balla dhe vërejtjeve zyrtare për Saimir Tahirin një ditë më parë.

"Ngjarja e djeshme në sallën e Kuvendit ishte prova më e fundit që vërteton dhe njëherë katërcipërisht se Sali Berisha parlamentin nuk e sheh si një institucion ku diskutohen e zgjidhen hallet e shqiptarëve, por si një pronë të tijën, ku opozita duhet dhunuar nëse ajo guxon të denoncojë të vërtetat e hidhura e të shëmtuara të këtij pushteti. Sepse ky përjashtim e ky vendim për përjashtim s’janë as më shumë e as më pak, por veçse një përpjekje e dështuar për t’i mbyllur gojën deputetëve të Partisë Socialiste", deklaroi Ruci.

Ruci kujtoi fjalët e kryeministrit Berisha në seancat e kaluara, duke krahasuar atë që ndodhi një ditë më parë në Kuvend. "kam fjalimin e famshëm të Sali Berishës të mbajtur në foltoren e parlamentit në 26 nëntor ku kavalieri shqiptar kërcënonte për shkulje dhëmbësh e nofullash, etiketonte përfaqësuesit e opozitës me fjalë që nuk mund të thuhen në publik, por Kryetarja e parlamentit dhe jo vetem ajo, por të gjithë deputetët e kësaj maxhorance zgërdhiheshin dhe duartrokisnin kavalierin e tyre", tha ai.

Dorian Kodra < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›