E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si ka ndryshuar statuti i PS në vite, nga PPSH në PSSH

Qe pas shpalljes se pluralizmit socialistet kane ndryshuar programin here pas here ne varesi te lidershipit. Ndryshimi i pare nisi ne kongresin e qershorit te vitit 1991 ku u hoq emri PPSH.

“Nga ky kongres i shpreh vendit, botes, dhe te ardhmes, mesazhin qe ajo do te vazhdoje te luftoje demokratikisht per te mbetur nje nga forcat dhe alternativat kryesore politike te jetes se vendit dhe jetes europiane”, tha në 1991, Fatos Nano.

Programi i kesaj partie mbeshtetej tek idete e Marksit. “Bazat teorike të programit të PSSH-së mbështeten në arritjet më të rëndësishme ideore e kulturore të njerëzimit dhe të kombit tonë: Mbështetet në kulturën teorike të trashëguar nga njerëzimi e në veçanti në filozofinë humaniste, në idetë e Marksit, të para në mënyrë kritike e në përputhje me zhvillimet e sotshme”.

Pjese e programit ishte dhe rezoluta per fshatin: Toka, siç është theksuar edhe në programin e partisë, do të jetë pronë e shtetit. Dhënia e saj në përdorim vetjak e shoqëror do të bëhet me rregull e nën kontrollin e komisioneve të posaçme shtetërore”. “Duhet të kemi kujdes ish-pronarët që po kërkojnë kthimin e pronave të tyre. Tokën do t’ua japim fshatarëve”.

Ne kongresin e gushtit 1996 kur Fatos Nano ndodhej ne burg, programi pesoi ndryshime renjesore. U hoq referimi ne filozofine marksiste si burim teorik i Partise Socialiste. Per here te pare u artikulua socializmi demokratik.

“Rehabilitim dhe integrim i plotë në shoqërinë e sotme, i çdo individi të përndjekur politik, si garanci, që asnjë forcë politike të mos lejojë praktikat e përndjekjes politike në të ardhmen. Alternativa e socializmit demokratik realizohet nëpërmjet harmonizimit të interesave të punës dhe kapitalit, shenjtërimit të pronës private dhe të pluralizmit pronësor”, thuhet në programin e PS ndryshuar në kongresin e gushtit 1996.

Pas ardhjes se Edi Rames ne krye te Partise socialiste ne vitin 2005 programi iu nënshtrua ndryshimeve te tjera. Ne Kongresin e 2 qershorit 2007 programi i partisë nisi të rihartohej, por me një ndryshim të madh. Edi Rama deklaron se koha e ideologjive mori fund me shekullin e shkuar.

"Zedhenes te nje sistemi te bazuar tek puna, te konkurrenca te suksesi, jo te dembelizimi, jokonkurrenca deshtimi dhe parazitizmi. Ne refuzojmë recetën e vjetër majtiste "takso më shumë, shpenzo më shumë", sepse jemi të vetdijshëm, që në rrethanat e duhura, ulja e taksave mund të luajë një rol vendimtar në realizimin e objektivave sociale. Por, nga ana tjetër, ne e konsiderojmë fantazi të rrezikshme mundësinë e rritjes së mirëqenies përmes uljes së taksave në minimum”, eshte shprehur Rama ne kongresin e 2 qershorit 2007.

Ne ndryshimet e fundit qe u miratuan ne Asamblene e 7 prillit, dhe qe do te mar voten perfundimtare ne kongres, per here te pare thuhet se Partia Socialiste cilësohet perfaqesuese edhe e spektrit liberal. Perfshihen ceshtje ekskluzive te se djathtes, pronat dhe ish te perndjekurit

“Ne do te bashkepunojme me ish te përndjekurit politik per kompensimin, përfshirjen dhe integrimin e tyre ekonomik, politik dhe shoqerore. Ne do te veme ne vend padrejtesine ndaj ish pronareve duke bashkëpunuar me ta per te hartuar nje kuadër ligjore qe do te harmonizoje drejtesine per ish pronaret me drejtesine sociale per kategorite e tjera te popullsise”.

Nga slogani pertej te majtes dhe te djathtes Edi Rama pritet te orientoje elektoratin drejt qendres se majte dhe liberale. Keto ndryshime hyjne ne fuqi vetem me firmen e kongresit te 18 prillit.

Përgatiti: Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e premte , 09 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›