Të përndjekurit për "Skënderbej": Të vihet obelisk
Edhe ish të përndjekurit politikë bëhen pjesë e debatit për sheshin "Skëndërbej". Nga vendi ku dikur ngrihej busti i Enver Hoxhës, ata i kërkojnë bashkisë të ndryshojë projektin dhe të vendosin aty në vend të një piramide një obelisk për viktimat e komunizmit.
"Këtu është vendosur që të bëhet memoriali që në vitin 2006 i të përndjekurve politikë, sic është vënë në Uashington, në Pragë, në Varshavë dhe në Budapest. Unë besoj që Edi Rama do të ketë ndërgjegjen kombëtare që këtu të zhdukë kullat dhe të vihet memoriali se i shërbejnë historisë së këtij kombi më shumë se kulla, memoriali i gjenocidit komunist. Qeveria të hapë fondin e vecantë për ndërtimin e këtij obelisku", tha Besim Ndregjoni, instituti i ish të përndjekurve politikë.
Ish të përndjekurit kërkojnë nga qeveria dhe një varrezë të tyren sic është dhe ajo e "Dëshmorëve të Kombit". "Qeveria të caktojë parcelën kombëtare ku të venë dëshmorët e fjalës së lirë dhe të shkojnë të vihen tufat me lule tek ato", vijon Ndregjoni.
Elona Gjylmi < I mëparshmi