Ndryshimi i marshit!
Nga Saimir Lleshi
Keshilli i Sigurimit, miratoi unanimisht planin e ri, i njohur tashme si gjashtepikeshi, plani i cili u kundershtua me force nga pala kosovare. Ne kete aspekt, fituese ishte diplomacia serbe, e cila me veprimet e saj arriti te mposhte qendrimin e Prishtines dhe miqve te saj historik. Kesaj here, ne mos armiq, per Kosoven nuk pat shume miq. E s'ka se si te ishte ndryshe, pasi vula per Kosoven, per Shqiperine, per te gjitha shtetet e vogla gjendet diku gjetke.
Atje vendosin, e te tjeret edhe te pa kenaqur, duhet te pranojne buzeqeshjen e hidhur te pranimit te nje plani, qe cenon dhe prek nje popull te tere. Nga provoja historike, eshte deshmuar vazhdimisht, se rendesia e nje populli dhe e drejta e tij, jane copeza ligjesh te hedhura ne leter. Kesaj here, fatin e kesaj "anomalie" nderkombetare e pati populli i Kosoves.
Ata nuk paten shume te drejte, e s'kishte se si, sepse ligjin e bejne te medhenj, edhe i padrejte qofte. Ne duhet te pyesim me habi se c'ndodhi ne politiken perendimore? Ne duhet te pyesim, se pse ndryshoi kaq shpejt marshi i diplomacise? Pergjigjet, jane sa te veshtira, aq edhe te thjeshta. Ne Amerike, ndryshoi presidenti. I pari, "mik" i shqiptareve, nuk ka me fuqine e duhur edhe pse eshte ende ne pushtet. I dyti, hapur, me nje injorance te theksuar historike, deklaroi se populli serb paska vuajtur gjate historise. Kjo eshte tejet komike nga pikepamja teorike, dhe shume tragjike nga pikepamja politike.
Ballkanasit, dhe vecanerisht ne shqiptaret, jemi ata qe kemi vuajtur nga sllavet. Edhe sot po vuajme, vecse ne menyra te moderuara. Lufta me mjetet e paqes eshte shume me e rrezikshme, se lufta tjeter. Serbet, dhe lobet e tyre gjeten terrenin tashme, atje ku ndodhet vula e vendimeve te rendesishme nderkombetare.
Ku do te na coje treni i historise, qe ne epoken moderne drejtohet nga SHBA-te? Mirenjohja na takon serish tek Obama, tek amerikanet, ne fund te fundit, edhe kjo boll eshte per ne, perderisa ata vendosin dhe ne, nuk na mbetet gje tjeter vecse te orvatemi me kundershti, qe per syte e lobeve te fuqishme, duken perkedhelje mizash ne bishtin e luanit.
Ne OKB, ekziston nje karte per te drejtat e njeriut dhe te popujve. Atje bazohen shume shtete, per te marre vendimet per shtetet e tjera. Sigurisht, bazimi ne nje ligj qe eshte per te gjithe, edhe i gabuar qofte mund te quhet i drejte, pasi ligji eshte per te gjithe. Por nuk eshte e thene keshtu.
Ajo karte, qe fle ne rrenojat e historise, duhet te mbyllet ne muzeum, per te mbajtur kujtim te perpjekjeve te popujve per te gjetur te drejten. Standardet tashme, jane te shumefishta. Kjo eshte arsyeja qe diplomacia ndryshoi qendrim per Kosoven. Shqiptaret e Kosoves, nuk duhet te fajesojne kurrsesi pushtetaret e tyre. Ne kete rast, ata nuk kane faj. Faji i perket edhe nje here tjeter, Jeremicit, si me i fundit diplomat qe pertej syzeve fshihen sy "skifteri", qe deshirojne te gllaberojne cdo copez Kosove. Faji i perket historise, ku si gjithmone mbeten heronje ata qe kane vrare dhe masakruar. Jeremici eshte me i fundit, i mbeshtetur ne shume raste edhe nga keshillat "hyjnore" te ndonje prifti, qe rendom i mbyllur ne manastire per te gjetur strehen e Zotit, ben thirrje per lufte. Keta jane serbet, kjo eshte historia. Edhe ne shqiptaret jemi pjese, si gjithmone ne anen e paqes. Na pelqen edhe keshtu. Kur s'mundemi te bejme lufte, te pakten te jemi ne krahun tjeter, ate te paqes. Historia vijon ende..... Te shohim se c'te reja do te kemi, ne historine obamike! Per te mos u zgjatur shume, t'i biem me shkurt, pasi sot eshte nje dite e vrenjtur per ne shqiptaret. Per kete, duhet te qendrojme me shume ne heshtje. Per politiken, nuk duhet folur shume, aq me teper kur ajo eshte amerikane. Ne politike dhe ne lobe, nuk ka rendesi e drejta, por ndikimi dhe perfitimi. Kesaj here fituan serbet e Serbise dhe te Obames dhe humben shqiptaret e Kosoves.