E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimi në emërtesat e drejtorive dhe ministrive do përdoret për ndryshime në administratë

31-korrik-E.Rama_Është një lëvizje e aplikuar edhe më parë, kur Sali Berisha mori pushtetin në vitin 2005.

Duket se do të ndodhë sërish tani.

Bëhet fjalë për ndryshimin e emërtesave nëpër drejtori dhe ministri, në mënyrë që largimi i nëpunësve nga administrata publike të jetë i ligjshëm.

Kështu do veprojë edhe qeverisja e majtë, raporton Shqiptarja.com.

Pikërisht kjo do sjellë për pasojë dhe daljen jashtë loje, sidomos në ato ministri në të cilat janë bërë ndarje apo bashkime, dhe të drejtuesve të tyre të lartë, sekretarë të përgjithshëm, drejtorë drejtorie dhe nivele të tjera të drejtimit të institucioneve të varësisë.

Për shkak se ndryshon tërë emërtesa e emërimit sipas statusit të nëpunësit civil, të marrë në kohën e qeverisjes së djathtë të drejtuar nga Berisha./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›