E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi në kulturën politike, një hap i rëndësishëm drejt rrugës për në BE

“Pas Luftës së Dytë Botërore, pas më shumë se 40 vjetësh jetë në trendin e një komunizmi të epokës së gurit, nën diktaturën e Enver Hoxhës, pas disa viteve trazirash e pasigurish politiko-ekonomike, duket se në Shqipëri tashmë po përjetohet një kthesë në kulturën politike”

Deri më tani në Shqipëri kultura e kompromisit nuk ishte edhe aq popullore. Grupe konkurruese, të cilët fshiheshin pas partive politike në vend, shkaktonin konflikte interesash, shpesh agravuese, e madje shkatonin edhe viktima. Pas Luftës së Dytë Botërore, pas më shumë se 40 vjetësh jetë në trendin e një komunizmi të epokës së gurit, nën diktaturën e Enver Hoxhës, pas disa viteve trazirash e pasigurish politiko-ekonomike, duket se në Shqipëri tashmë po përjetohet një kthesë në kulturën politike.

Lufta e Kosovës sapo kishte përfunduar. Dhe Berisha refuzonte perspektivën e një Shqipërie të madhe. Synimi më i madh ishte tashmë integrimi i Shqipërisë në strukturat euroatlantike dhe në BE. Që nga koha e fitores së tij në vitin 2005, Berisha ndoqi me verbëri këtë synim: e kështu, më 1 prill 2009 Shqipëria u bë anëtarë e NATO-s dhe pas ditëve dorëzoi edhe kërkesën për anëtarësim në BE.

Që Berisha t’ i ketë fituar këto zgjedhje me një diferencë të vogël, kjo ndodh edhe sepse opozita dëshiron të njëjtat objektiva si ai: anëtarësimin në BE. Tashmë vendi duhet të tregojë se ai ka mësuar shumë nga të gjitha ç’ ka parë. Partia humbëse duhet ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe të mos bëjë kritika të ashpra. Politikanë, duke përfshirë edhe Sali Berishën, nuk duhet ta lenë veten të instrumentalizohen nga grupime interesash, por duhet të mendojnë në një mënyrë që është gjithpërfshirëse. Tranzicioni i mentalitetit të deritanishëm është një kusht I rëndësishëm drejt rrugës për në BE.

 * Erich Rathfelder është korrespondent i gazetës gjermane “Tageszeitung” për vendet e ish-Jugosllavisë. Ai jeton dhe punon në Split të Kroacisë

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›