Ndryshimi po vjen për Tiranën
Ndryshimi, atë që se kemi parë kurrë më parë shpesh shkakton frikë dhe refuzim. Dhe është logjike, pse ndryshon të tashmen. Të gjitha shpikjet: treni, elektriciteti, automjeti, telefoni, aeroplani, antibiotikët kanë revolucionarizuar marrëdhëniet midis njerëzve. Edhe inovacioni më modest, edhe ai që zhvillohet në planin e thjeshtë intelektual apo artistik, ka një efekt revolucionar. Urtësia e njerëzve matet në kapacitetet për të kuptuar efektet e saj, duke I përdorur, ose/dhe, kur është e rrezikshme, duke e neutralizuar ose kontrolluar. Qytetërimet e zhvilluara nuk kanë frikë nga ndryshimi, ato e kërkojnë atë, dinë ta përdorin dhe ta kontrollojnë. Për shembull pas Hiroshimës dhe Nagasakit shtetet që kishin bombat atomike patën urtësinë të mos e përdornin.
Kush refuzon inovacionin, ndryshim e bën sepse do të mbajë gjithçka siç është, mbi të gjithë të mos ndryshojnë raportet e pushtetit tradicional. Në Shqipëri ka forca që kundërshtojnë ndryshimin, i cili ka dashur të gjejë rrugë të tjera të mëdha kombëtare. Në planin lokal është Edi Rama që do të mbajë gjithçka siç është, e mbi të gjitha të mos ndryshojë “status-quo”-në që ka prej 1 vitesh. Ai refuzon që Shqipëria po ndryshon, duke thënë se e vetmja rrugë është ai dhe shpura e tij.
Risia, ndryshimi që mund të bëjë që ekonomia të lulëzojë për të ulur papunësinë, është në dorën e atyre që kanë vullnet të mirë për të qenë me kohë të plotë në krye të punëve të bashkisë dhe jo një njeri me kohë të pjesshme që ka ca punë të tjera në Parti. Ndryshimi duhet të prekë Tiranën në gjithë tërësinë e saj dhe jo vetëm në bregun e Lanës dhe ish-parkun Rinia. Kryeqyteti ka nevojë për një ndërhyrje rehabilituese për të shumëfishuar hapësirat e gjelbra, për një moratorium derisa të këtë një plan urbanistik të studiuar dhe miratuar. Mjaft më me zhvillim kaotik, që i ka hapur krahun abuzimeve klienteliste me lejet e ndërtimit. Mjaft më me trafikun që mbyt me ndotje qytetarët dhe u fut dorën atyre në xhep në shpenzimin e panevojshëm të karburantit në trafik. Mjaft më me premtimet boshe të Ramës për 200 mijë të punësuar në 2020.
Sakaq Tirana ka vite që është në vend-numëro në zhvillimin ekonomik, nga keqmenaxhimi, korrupsioni i lejeve të ndërtimit, inercia kulturore dhe katastrofa infrastrukturore. Edhe ata që thonë se çështjet e ndotjes, të gjelbërimit, të pastrimit, të trafikut, të transportit publik, të punësimit, të uljes së numrit të nxënësve në klasa, të thithjes së talenteve të shkolluar jashtë vendit, të largimit të lypësve nga rruga… Janë probleme, për të cilat kanë folur e flasin gjithnjë të gjithë kandidatët për kryetar bashkie të qytetit të Tiranës duan të përgjithësojnë dhe relativizojnë paaftësinë e Ramës për të ushtruar detyrën si kryebashkiak. Të gjitha këto probleme që numëruam më lart janë rezultat i mungesës së përgjegjësisë, defekteve të tjera dhe i makutërisë për pushtet të Ramës. Modeli unicentrik “Rama” është i dyshuar, pasi ka prodhuar pakënaqësinë e jetës së qytetarëve. Ereksionet artistike me fasadat e pallateve në kryeqytet s’mund të fshehë më mjerimin strukturor që të jep kështu Tirana. Janë dimensioni social i strehimit, i përkrahjes sociale për shtresat në nevojë, i problemeve të krijimit të mundësive për një jetë normale të pensionistëve apo të personave me aftësi të kufizuara, që kanë mbetur pa asnjë zgjidhje. Zgjidhje e re është investimi kapital në projektin europian të Bashës, si heqje e vizave ndarëse mes Kryebashkiakut dhe Qytetarëve. Ne mund të zgjedhim të mirën tonë.