Ndryshohet ligji per vete deklarimin e te ardhurave
TIRAN- Qeveria ka ndryshuar dje ligjin per deklarimin e te ardhurave vetem pak dite pasi ai kishte hyre ne fuqi. Ligji qe parashikon deklarimin e te ardhurave vjetore nga cdo shtetas shqiptar apo i huaj i punesuar ne vend cdo fund viti kishte hyre ne fuqi ne fillim te janarit 2011 eshte rikthyer perseri ne Keshill te Ministrave.
Qeveria ka nderhyre pikerisht tek pjesa ku percaktohen shpenzimet e zbritshme duke vendosur kufij per ato qe kryhen me qellime kurimi.
Fillimisht ligji i cilesonte si shpenzime te zbritshme te gjitha parate qe harxhohen per qellime te kurimit te spitale apo klinika.
Ne kete rast behet fjale per te gjitha ato shpenzime te cilat nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshem shendetesor. Me pare nuk kishte asnje kufi mbi sasine e parave te harxhuara qe konsiderohen shpenzime te zbritshme ndersa vendimi i djeshem i qeverise percakton nje shume maksimale prej 8 532 leke per person.
Pra cdokush qe eshte subjekt i deklarimit te te ardhurave kur te beje bilancin ne fund te vitit do te shtoje tek shpenzimet e kryera edhe shumen ne fjale. Nese deklarimi behet nga kryefamiljari ketij i njihen si shpenzime te zbritshme 8 532 leke per secilin anetar te familjes por jo me shume se 32 mije leke.
Berja e bilancit do te kryhet nepermjet plotesimit te deklarates tatimore rreth ne periudhen mars-prill per vitin paraardhes. Kushti per deklarimin e te ardhurave eshte qe i punesuari te perfitoje jo me pak se 200 mije leke ne vit shume e cila eshte e arritshme per secilin qe te pakten ka nje pune apo aktivitet privat.
Pas plotesimit deklarata dorezohet prane administrates tatimore e cila me pas ben llogarite midis te ardhurave dhe shpenzimeve.
Ne kete proces qytetaret do te jene te interesuar qe bilanci ti dale negativ pra te kene patur me shume shpenzime se sa te ardhura duke iu shmangur keshtu tatimit te fitimit. Ne rastin konkret shuma prej 8 532 leke do ti shtohet shpenzimeve duke i rritur disi keto te fundit ne raport me te ardhurat.
Nese ne fund te perllogaritjes se kryer nga adminiatrata tatimore diferenca eshte pozitive qytetari eshte i detyruar qe brenda 30 diteve nga data e paraqitjes se deklarates te paguaje tatimin ne varesi te bilancit qe ka dale.
Ligji ka hyre tashme ne fuqi ndersa pritet qe zbatimi i tij te filloje ne vitin 2012. Per vitin 2011 plotesimi i deklarates tatimore eshte me deshire ndersa nga fillimi i vitit te ardhshem ajo do te behet e detyrueshme.
Do te jene kuponat tatimore ata qe do te vertetojne shumat e shpenzuara nga secili pra cdokush duke filluar nga janari 2012 qytetaret do te duhet qe te ruajne kuponet tatimore te cilet do ti dorezojne bashke me deklaratat tatimore.
Duket se vendimi i marre sefundmi nga qeveria ka te beje me parandalimin e ndonje kostoje te larte per arken e shtetit nese do te lejonte konsiderimin si shpenzime te zbritshme te gjitha parate e harxhuara per kurime ne arken e shtetit te cilat ne pjesen me te madhe te tyre jane te kripura.
do shishe apo kanoce birre do te kete te stampuar nje kod sigurie i cili do te luaje edhe rolin e pulles fiskale
Vendimi birrat do te kene pulle fiskale
Jemi mesuar te shohim me pulla fiskale cigaret apo shishet e veres ndersa sefundmi kesaj liste do ti shtohen edhe birrat. Pas koncensionit per prodhimin e pullave fiskale qeveria ka ndermarre nje sere ndryshimesh ne ligjin per akcizat duke percaktuar me detaje procedurat e pajisjes se mallrave te akcizes me pulla fiskale. Ne rastin konkret birrat nuk do te kene nje pulle fiskale ne forme letre te vendosur mbi tape por mbi te do te jete i stampuar nje kod i posacem sigurie i cili do te luaje rolin e pulles.
Prodhimi i pullave e akcizes te cilat kane qene monopol i shtetit tashme do te behet nga nje kompani private. Koncensioni ka nje kohezgjatje prej 10 vjetesh ndersa pritet qe te shtohen edhe me shume elementet e sigurise tek pullat. Madje koncensionari eshte i detyruar qe ti dergoje pullat fiskale drejteperdrejte tek furnizuesi i huaj i mallrave ne rastin kur kemi te bejme me import per te shmangur keshtu kontaktin me kompanine qe blen mallin.
Kjo e fundit ben kerkesen prane tatimeve per nje sasi te caktuar pullash fiskale duke bere pagesen. Shlyerja e pageses nenkupton pagesen e te gjithe detyrimeve financiare qe importuesi ka ndaj shtetit. Pasi ka bere kerkesen tatimet ia raportojne kete kompanise qe prodhon pullat.