Banka e Detit te Zi 100 milione euro financime
Banka e Detit te Zi do te investoje ne vendin tone 50 deri ne 100 milione euro ne sektore te ndryshem ne nje hark kohor 4-vjecar. Detajet u bene dje publike gjate prezantimit qe kjo banke i beri strategjise se saj te bashkepunimit dhe angazhimit ne Shqiperi per periudhen 2011-2014. Sipas perfaqesuesit te larte te kesaj banke Andreu Kondakov strategjia e kater viteve ne vijim synon shtrirjen e ndikimit dhe angazhimit te kesaj banke ne vendin tone. Disa nga sektoret te cilet shihen me prioritet per investime sipas tij jane energjia apo infrastruktura. Nderkohe qe nga ana tjeter Banka e Detit te Zi do te shtrije bashkepunimin e saj edhe me linja kredie per bankat tregtare ne vendin tone. Ne fakt publikimi i strategjise se
Bankes me shume sesa nje angazhim i ri eshte nje konfirmim i investimeve qe kjo banke ka kryer dhe do te kryeje ne te ardhmen. Aktualisht ne vendin tone kjo banke ka financuar projekte te rendesishme sidomos keto 2-3 vitet e fundit per shembull me kompanine Kurum Albtelekomin Spitalin Hygeia me nje portofol te nenshkruar mbi 80 milione euro. Banka e Detit te Zi eshte themeluar ne vitin 1999 dhe ka seline ne Selanik Greqi. Ajo eshte krijuar si rezultat i punes e perpjekjeve per bashkepunimin ekonomik te ketij rajoni vendet e Detit te Zi qe jane Rusia Turqia Greqia Ukraina Gjeorgjia Azerbajxhani Shqiperia Bullgaria Rumania Armenia dhe Moldavia.
Keto 11 vende/shtete jane aksionere ne kete banke zhvillimi dhe Shqiperia zoteron 2 te aksioneve ne te.