Komisioni i Ekonomise Malaj e Harasani thyejne bojkotin
Dy deputetet e Partise Socialiste Arben Malaj dhe Andis Harasani kane marre pjese ne mbledhjen e Komisionit te Ekonomise ku u diskutua akti normativ qe sanksionon menyren e perzgjedhjes se kompanive qe do te rehabilitojne argjinaturat ne zonen e Shkodres dhe Lezhes. Deputetet kane shpjeguar qysh ne fillim prezencen e tyre me rendesine qe ka situata ne veri te vendit. Te pyetur nga gazeta per pjesemarrjen e tyre ne komision ata deklaruan se nuk ka nje vendim te grupit te PS-se per te bojkotuar komisionet.
Akti ne komision
Dy perfaqesuesit e Ministrise se Bujqesise Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit
Irfan Tarelli drejtor ne nje nga drejtorite e kesaj ministrie si dhe Kristaq Kurtkola drejtor juridik kane dhene shpjegime para deputeteve per aktin normativ. Keshtu sipas Tarellit per nje pjese te madhe te objekteve qe perfshihen ne aktin normativ nuk ka projekte zbatimi dhe koha qe duhet per ti hartuar ato eshte e kufizuar dhe po keshtu edhe procedura e zakonshme e prokurimit. Nese do te zhvillonim procedurat e zakonshme te prokurimit pas hartimit te projekteve te zbatimit do te ishte shume vone per te nderhyre ne objektet e kullimit dhe argjinatura. Ne mendojme qe me proceduren e negocimit direkt te kompanive nga ministria do te fillohet nga puna jo me vone se maji apo maksimumi qershori i ketij viti dhe punimet te perfundojne ne tetor kur fillojne edhe reshjet tha Tarelli. Nderkohe qe nga ana e opozites deputeti Andis Harasani kerkoi shpjegime lidhur me investimet me te hershme qe jane bere ne keto objekte si dhe kostot e tyre. Per Harasanin eshte e nevojshme qe te veprohet ne kuader te nje strategjie te plote qe do te zgjidhe problemin dhe jo te behen nderhyrje te vogla qe jane vetem per momentin. Ne te njejten ide ka qene dhe deputeti Arben Malaj i cili eshte ndalur ne pjesen e financimeve. Ai theksoi se te gjitha keto shpenzime nuk mund te perballohen nga buxheti i shtetit dhe kerkoi shifra konkrete per cdo projekt. Deputeti Malaj gjithashtu ka kritikuar edhe proceduren e percaktuar ne aktin normativ per perzgjedhjen e kompanive me negocim direkt duke theksuar se ne kete menyre fondet mund te keqperdoren. Ne fund mazhoranca miratoi vetem me votat e saj aktin normativ ndersa dy deputetet e PS-se abstenuan.
NERTILA MAHO