Ndryshojne afatet per cregjistrimin e biznesit ne QKR
Burokracite e shumta qe has biznesi per tu cregjistruar ne QKR dhe mosmarreveshjet me administraten tatimore kane detyruar autoritetet fiskale te rishikojne ligjin aktual Per procedurat tatimore. Ministria e Financave ka hartuar nje draft me disa ndryshime ne nenin 45 ku saktesohet procedura e cregjistrimit te tatimpaguesve nga Qendra Kombetare e Regjistrimit dhe raportet e ketij institucioni me administraten tatimore. Precizon marredhenien e ndersjelle te QKR-se me tatimet lidhur me procesin e cregjistrimit te tatimpaguesve dhe permbushjes se detyrimeve nga ana e tyre prane organit tatimor thuhet ne relacionin qe shoqeron draft-ligjin.
Projekti i ri parashikon nje shkurtim te afatit ne rastin kur Tatimet duhet ti kthejne pergjigje QKR-se lidhur me kerkesen e biznesit per tu cregjistruar. Drafti i ka shkuar per amendim disa shoqatave qe mbrojne grupe te caktuara biznesesh ndersa drafti do te marre forme te plote pas zhvillimit te mbledhjes se Keshillit Konsultativ te Biznesit ne Ministrine e Ekonomise.
Nje ndryshim i propozuar nga Ministria e Financave thote se pasi subjekti ka shlyer te gjitha detyrimet tatimore gjobat dhe interesat e papaguara deri ne daten e hapjes se procedurave te likuidimit apo te kerkeses per cregjistrim organi tatimor kompetent detyrohet te terheqe menjehere brenda pese diteve kundershtimin per cregjistrim dhe Qendra Kombetare e Regjistrimit kryen menjehere cregjistrimin e subjektit. Ligji aktual i procedurave tatimore nuk e qarteson rrugen qe duhet te ndjeke nje biznes per te mbyllur aktivitetin e tij. Shume biznese jane shprehur me shqetesim rreth procedurave qe ndjek QKR te cilat zgjasin me afate disamujore.
Sipas ligjit aktual neni 45 personat e regjistruar ne organin tatimor mund te cregjistrohen nese plotesojne disa kushte ku me kryesori eshte pagimi i taksave dhe detyrimeve. Drafti i Financave sakteson dhe vendos prere proceduren qe duhet ndjekur. Keshtu subjektet e regjistruara prane Qendres Kombetare te Regjistrimit ose gjykates cregjistrohen pasi te kene paguar te gjitha detyrimet tatimore te papaguara dhe pasi te kene paraqitur bilancin e mbylljes sipas legjislacionit ne fuqi. Ndersa pika 4 thote se Qendra Kombetare e Regjistrimit ose gjykata nuk mund te kryeje cregjistrimin ne qofte se brenda 30 diteve administrata tatimore e kundershton cregjistrimin me shkrim. Nese pas 30 ditesh nga data e njoftimit organi tatimor kompetent nuk ka paraqitur zyrtarisht ndonje kundershtim me shkrim Qendra Kombetare e Regjistrimit ose gjykata kryen menjehere cregjistrimin e subjektit. Pasi subjekti ka shlyer te gjitha detyrimet tatimore gjobat dhe interesat e papaguara deri ne daten e hapjes se procedurave te likuidimit apo te kerkeses per cregjistrim organi tatimor kompetent detyrohet te terheqe brenda pese diteve kundershtimin per cregjistrim dhe Qendra Kombetare e Regjistrimit kryen menjehere cregjistrimin e subjektit.
Nese brenda 30 diteve tatimpaguesi shlyen detyrimin e tij tatimor administrata tatimore e terheq kundershtimin menjehere dhe Qendra Kombetare e Regjistrimit e cregjistron tatimpaguesin brenda pese diteve kalendarike. pas marrjes se njoftimit te terheqjes se kundershtimit nga administrata tatimore ose pasi tatimpaguesi paraqet nje dokument qe verteton pagesen e te gjitha detyrimeve te tij tatimore.