Pazios Per camet nuk kerkojme ndjese. shte ceshtje e mbyllur
Nuk ka falje nga shteti grek. Qendrimi i Athines zyrtareper ceshtjen came eshte dhene. Keshtu i eshte pergjigjur ambasadori i Greqise ne vendin tone Niklaos Paziospyetjes se gazetes Shqip lidhur me deklaraten ekreut te Partise per Drejtesi dhe Unitet Shpetim Idrizi. Ky i fundit dje eshte shprehur se Greqia duhet te kerkoje falje dhe te shikoje mundesi demshperblimi per viktimat e gjenocidit te organizuar prej forcave parlamentare apo te krahut te djathte ashtu sic duhet te parashikoje edhe kompensim per pasurite dhe pronat came dhe shqiptare ne pergjithesi. Gjithashtu Idrizi gjate nje dalje publike me perfaqesuesin tjeter cam Tahir Muhedinijane shprehur per nje marreveshje te mundshme mes PASOK-ut dhe PS-se ne vitin 1996 dyshime te forta per origjinen dhe kontrollin e firmave piramidale si dhe rolin e Athines ne politiken e jashtme vendase. Deklaraten e tij ambasadori i Greqise Pazios e kreu gjate nje vizite te zhvilluar pasditen e se shtunes ne qytetin e Fierit. Fillimisht ambasadoriNikolaos Pazios ka zhvilluar nje takim me kryetarin e bashkise Baftjar Zeqaj si dhe nje pjese te ngushte te stafit te tij. Ai eshte njohur me pozicionin gjeografik te Fierit si dhe me resurset qe mban ky qytet. Ndersa ka thene se ka njohur me shume Tiranen ka vleresuar Fierin per zhvillimin ekonomik industrial kulturor dhe turistik. Me pas takimi mes dy perfaqesuesve shqiptar dhe grek ka vijuar me dyer te mbyllura. Takimi me dyer te mbyllura ka zgjaturafro 45 minuta. Ne fund te takimit gazeta Shqip ka mundur ti marre nje prononcimte shkurter ambasadorit grek Nikolaos Pazios per deklaraten e dhene pak me heret se vizita e tij ne Fier nga perfaqesuesit e cameve te vendit. Duke mos ditur se ne Fier jeton nje komunitet i gjere cam ambasadori ka hedhur deklarata te forta se ceshtja e tyre nuk njihet nga shteti qe ai perfaqeson. Ndersa ka degjuar pyetjen dhe deklaraten e Idrizit tek e cila eshte mbeshtetur edhe gazeta per prononcimin qe kerkonte perkthyesja dhe shoqeruesit e kane orientuar qe te mos shprehej. Ata i kane thene se duhet shmangur nje pergjigje. Nen pretendimin se aktiviteti per te cilin ambasadori kishte ardhur ne Fier duhet te kishte filluarshoqeruesit e ambasadorit kane kerkuar shmangien e tij. Por te njejten gje kane bere edhe dy nga perfaqesuesit e Bashkise se Fierit pikerisht nenkryetari i porsaemeruar Florian Mucaj si dhe shefja e kabinetit Luiza Strati te cilet ne anglisht i jane lutur ambasadorit se duhet qe te shkonte ne aktivitet. Megjithate Nikolaos Pazios i ka degjuar pyetjet dhe ka kthyer keto pergjigje. Konkretisht per marreveshjen e shumeperfolurPS-PASOK ambasadori ka thene se nuk ekziston dicka e tille. Ju siguroj se dicka e tille nuk ekziston. Edhe per dyshimet per firmat piramidale te njejten pergjigje ka kthyer. Nderkohe qe per negociata konkrete si dhe angazhimin e qeverise se Athines pernjohjen dhe zgjidhjen e ceshtjes came ambasadori grek ne Tirane Nikolaos Pazios eshte shprehur se Ka pergjigje nga me te ndryshme perzgjidhjen e ceshtjes came. Pergjigjet jane dhene keshtu qe per te gjitha keto pergjigje qe kerkoni i keni tashme te dhena nga Greqia. Me pasm vizita e ambasadorit ka vijuar me pjesemarrjen ne aktivitetin kulturor lsquoKoncert per Poetin e Deteve Nikos Kavadhias.